Tetori është muaji ku shumë qytetarë shqiptarë kërkojnë fatin përmes lotarisë amerikane. Shifra e qytetarëve që aplikojnë lotarinë rritet nga viti në vit, duke shpresuar për një përgjigje pozitive. Ambasada amerikane ka menduar që t’ju vijë në ndihmë qytetarëve shqiptare. Herë pas here në faqen e ambasadës në facebook publikohen informacione që i vijnë në ndihmë qytetarëve.
Me një shënim në faqen e vet në Facebook, ambasada amerikane kujton gjithë të interesuarit ta plotësojnë vetë formularin dhe te mos paguajnë apo të mos besojnë tek asnjë tjeter këtë aplikim. Për tju ardhur në ndihmë ambasada ka publikuar një video ku sqaron të gjitha hapat që duhet të ndjekur të gjithë aplikuesit e lotarisë.
Njoftim i ambasadës:
“Plotësojeni vetë formularin tuaj. Lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit ?https://bit.ly/2l7myjg dhe shihni këtë video që ju tregon në shqip hap pas hapi si të plotësoni formularin tuaj ? https://bit.ly/2RC6zZI”.