INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të bëhemi të pëlqyeshëm tek të tjerët?

Si të bëhemi të pëlqyeshëm tek të tjerët?

Publikuar më: 18:03 18-02-2017

Shumë prej nesh do donin të ishin edhe më shumë të pëlqyeshëm në rrethin shoqëror, pasi kjo ndihmon në të pasurit më tepër miq, sukses në biznes, ke ndikim më shumë te njerëzit dhe krijon lidhje romantike rezistente. Ndaj dhe ndikimi i jetës sociale është i madh në suksesin gjatë të përditshmes sonë.

Por le të nisim nga hapi i parë. Nëse takoni dikë për herë të parë jini të afruar, të ngrohtëdhe të hapur në komunikim, pra mos jepni idenë se jeni të çuditshëm apo të veçantë edhe nëse ndiheni të tillë.

-Shihini njerëzit në sy

Kjo është një nga këshillat më të zakonshme që kemi dëgjuar. Edhe pse duket e habitshme, ka një të vërtetë në mes,  që në fakt vlen më tepër për meshkujt sesa femrat.

Sipas psikologëve, është vërtetuar se njerëzit të cilët ruajnë kontaktin sy më sy me personin që kanë përballë janë:

- më të afruar, të ngrohtë

- të pëlqyeshëm

- inteligjent

- të besueshëm

- kanë vetëbesim

- të qëndrueshëm emocionalisht

Bëni kujdes që mos të vështroni për një kohë të gjatë personin që keni përballë.

-Jepni dorën të sigurtë për veprimin që po kryeni.

Në shumicën e rasteve njerëzit e bëjnë këtë gjë në formë instiktive. Studimet sugjerojnë që dhënia e dorës në mënyrë të sigurtë, me entuziazëm dhe në formë miqësore na bën më socialë në sytë e të tjerëve. Forma korrekte e dhënies së dorës është kur dora e djathtë kapet plotësisht me dorën e personit tjetër dhe jo e shtrënguar fortë.

-Buzëqesh dhe përdor emrin e bashkfolësit

Buzëqeshja dhe jo qeshura me të madhe tërheq vëmendjen e bashkfolësit. Sigurisht që do ishte perfekte për ju nëse memorizoni emrin e tij/saj kur bisedoni pasi kjo i jep idenë bashkëbiseduesit që ju keni qenë të vëmendshëm gjatë prezantimit. Nëse ndieni vështirësi në memorizimin e emrave mundohuni t'i lidhni ato në kujtesë me diçka tjetër.

Ndaj nëse njihni dikë për herë të parë mundohuni mos të silleni çuditshëm, dhe buzëqeshni pasi kjo ju bën më të afërt me personin përballë jush!

Kur ju keni pak kohë që njihni dikë dhe jeni takuar disa herë me të, sjellja ndryshon por kur vjen puna që duhet të kërkoni një nder, kini parasysh këto këshilla:

1- Reciprociteti

Është e vështirë që një person t'ju thotë jo pasi ju e keni ndihmuar atë më parë. Psh: Nëse i dhuroni atij/asaj një libër sepse ju ka bërë një nder pak kohë më parë. Pra kjo situatë e bën atë të mendojë se është në borxh ndaj jush. Mundohuni t'i shmangni këto situata.

2- Të ndihmoni me qëllim që t'ju pëlqejnë

Duke i bërë nder dikujt në mënyrë që ai/ajo të n'a pëlqejë nuk është gjëja e duhur për t'u bërë. Nëse dêshironi t'i kërkoni një nder, së pari nisuni të kërkoni gjëra të vogla e më pas gjëra më me vlerë. Psh: Nëse doni t'i kërkoni atij/asaj makinën së pari kërkojini një libër. Në këtë mënyrë njihni personin edhe më tepër dhe kuptoni se nëse nuk i'u huazon një libër atëherë as makinën nuk do t'ua japë.

3- Imitacioni

Shpesh të imitosh të tjerët ngjan si kopjim i dikujt, por kjo gjë ndodh shpesh edhe pse ne nuk e vëmë re te vetja. Kjo mënyrë na bën më të pëlqyeshëm, më të afërt në komunikim duke e bërë marrëdhënien edhe më të qëndrueshme. Psh: Nëse ai/ajo kopjon shenjat tuaja trupore , kjo është sinjal pëlqimi ndaj jush!

4- Të qenurit i drejtpërdrejtë

Nëse do të kërkosh diçka, nganjëherë është mirë të jeni të vendosur dhe të drejtëpërdrejtë duke qënë se keni kohë që takoheni. Psh: Nëse shpreheni: “Më jep makinën hua!” në vend të “ Mund të ta huazoj pak makinën?!”. Por gjithmonë nisuni nga situata që ndodheni për të mos u dukur arrogantë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036458969116211