INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të bëheni tërheqës në sytë e një femre? Ja 7 leksione të thjeshta...

Si të bëheni tërheqës në sytë e një femre? Ja 7 leksione të thjeshta...

Publikuar më: 17:10 30-01-2017

Çdo mashkull duhet të jetë në gjëndje të tërheqë femrat por le të jemi të sinqertë. Jo të gjithe e kanë të lehtë ta bëjnë këtë duke përfunduar kështu në vendin e dytë, të tretë e me radhë.

Këto janë 7  leksione të thjeshta të marra kryesisht nga eksperienca e vetë meshkujve me femrat.

 

Mësimi numër  1: Kuptoni si ta tërhiqni një femër duke u nisur nga perspektiva e saj

Gjëja e parë që duhet të dini është se tërheqja funksionon ndryshe për femrat dhe ndryshe për meshkujt. Disa prej jush mund të thonë “kjo është e qartë”, por nëse do të dinit saktësisht  se çfarë janë dallimet, është shumë e rëndësishme. Pasi të arrini të kuptoni si funksionon një tërheqje nisur nga perspektiva e një femre, do ta keni më të lehtë për të krijuar tërheqjen dhe të shmangni shkatërrimin e saj.

Mësimi numër 2: Femrat nuk duan të intervistohen

Në vend që t’i bëni asaj pyetje të tilla si: “nga jeni” dhe “çfarë do të bëni sonte”, bëni një deklaratë përfundmitare. Për shembull, “ti ke një hije prej new  york-ezeje ose “ti duhet të jesh avokate”. Kjo është një metodë e frikshme për të parandaluar që një bisedë normale të kthehet në një intervistë të mërzitshme.

Mësimi numër 3: Femrat tërhiqen nga meshkujt e sigurtë në vetvete

Idea se femrat pëlqejnë meshkujt me besim në vetvete, mbetet një klishe, por është e vërtetë. Besimi është një vlerë në  çdo element të jetës por asnjëherë më shumë se në një takim. Në një takim njeriu gjykohet para së gjithash për besimin e tij e më pas edhe nga faktorët e tjerë.

Mësimi numër 4: Mos u mburrni

Është arritje për ju të keni një makinë të bukur dhe një punë të mirë, por mos ia thoni asaj direkt këto. Edhe pse femrat tërhiqen shumë nga pasuria, kjo nuk do të thotë se tërhiqen nga meshkujt të cilët mburren në lidhje me ato që kanë. Në vend që të mburreni tregojini asaj një histori interesante që i lejon ta dëshifrojë atë për të kuptuar se ju jeni i suksesshëm.

Mësimi numër 5: Kur flisni me një femër sigurohuni që të keni një posturë trupi të lirshme

Relaksoni shpatullat tuaja dhe vendoseni peshën në njërën këmbë. Meshkujt kanë një tendencë për ta mbajtur pijen në anën e tyre dhe jo para jush. Kjo krijon një barrierë artificiale mes jush dhe femrës si dhe pengon aftësitë tuaja për të qenë tërheqës ndaj saj.

Mësimi numër 6: Kuptoni rolin e “zgjimit” në tërheqje

Tërheqja nuik është vetëm në mendje. Ajo vjen  nga një grimë adrenaline dhe eksitimi. Kështu që ju mund të krijoni tërheqje edhe thjeshtë duke bërë gjëra të mrekullueshme  bashkë (edhe nëse biseda është pak e ngadaltë)

Mësimi numër 7: Femrat e dashurojnë të luajnë rolin

Femrat e  plotësojnë oreksin tuaj për fantazi duke bërë truprojën tuaj personal dhe duke ju mbrojtur nga shikimet e vajzave të tjera në bar. Ajo ju bën lehtë pjesë të lojës së saj ndaj bëni mirë të mësoni se për të bërë për vete femrat, ju duhet punë dhe përkushtim.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037829875946045