INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të bëni dikë të bjerë në dashuri me ju? Ndiqni këto hapa... [VIDEO]

Si të bëni dikë të bjerë në dashuri me ju? Ndiqni këto hapa... [VIDEO]

Publikuar më: 10:46 30-12-2016

Nuk keni pse të jeni një yll filmash që të jeni i parezistueshëm pasi gjithçka duhet është pak psikologji.

Dhe gjithçka do t’ju duhet është më poshtë:

Vendosni kontakt me sy me personin që ju krijon afeksion dhe mbajeni për 3 sekonda. Kjo i bën njerëzit të provojnë një ndjenjë parehatie pasi truri çliron lëndën kimike që e bën të ndjehet i frikësuar ose në dashuri.

Pasi keni siguruar vëmendjen e personit buzëqeshni dhe shikoni tutje. Në fund të fundit nuk doni të dukeni si maniak.

Relaksoni krahët dhe tregoni pëllëmbën për të dërguar mesazhin se jeni i afrueshëm. Mbani shpatullat e hapura ndërkohë që qëndroni drejt për të treguar vetëbesimin.

Kur “shënjestra” afrohet për të biseduar pozicionojeni të gjithë trupin në drejtimin e tyre. Fillojeni me këmbët tuaja për të demonstruar vëmendjen tuaj të pandarë.

Bëni shumë pyetje. Studimet tregojnë se kur njerëzve u kërkohet që të flasin për veten, i lexojnë dëgjuesit si shumë të interesuar. Pohoni me kokë dhe buzëqeshni ndërkohë që shënjestra juaj po flet. Njerëzve u pëlqejnë njerëzit që bien dakort me ata.

Në mënyrë të rastësishme filloni të pasqyroni veprimet dhe pozicionimin e personit tjetër. Njerëzit që pëlqehen në mënyrë subkoshiente linearizojnë lëvizjet e tyre. Ju mund ta krijoni këtë harmoni me qëllim.

Zgjatuni përpara ndërkohë që personi flet, çka krijon dhe intimitet.

Bëni diçka shumë emocionuese në takimin tuaj të parë, shikoni një film horror, shkoni në një koncert rroku ose hipni në një nga lodrat e frikshme. Sa më shumë adrenalinë, aq më mirë.

A e dinit se njeriu i zakonshëm bie në dashuri 7 herë para se të martohet?

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492