INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të dalloni nëse celulari juaj është origjinal apo fallco

Si të dalloni nëse celulari juaj është origjinal apo fallco

Publikuar më: 11:00 23-09-2018

Janë të shumtë ato persona që na pyesin mbi faktin nëse celulari që përdorin është origjinal apo jo. Celular fallco ? ka patur që në vitet e para të Android-it po me kalimin e kohës ato i ngjajnë gjithmonë e më shumë origjinalit. Ngjashmëria nuk duket vetëm nga pjesa estetike por po i afrohen gjithmonë e më shumë edhe nga performanca.

E habitshme ngelet fakti se çmimi është komplet ndryshe nga origjinali. Kjo mund të shpjegohet në shumë mënyra. Kush prodhon celular fallco nuk paguan asnjë taksë përsa i përket të drejtave të autorit. Edhe të gjithë çertifikatat që janë të domosdoshme për prodhimin e një aparati elektronik nuk kryhen nga ana e prodhuesit. Këto produkte janë shumë të rrezikshme për tu përdorur sepse mund të shkaktojnë dëme nga një moment tek tjetri. Por edhe pse performanca mund ti afrohet celularit origjinal nuk do të jetë kurrë e njëjta. Mund të kontrolloni direkt, pas ndezjes të celularit, të gjitha detajet dhe karakteristikat kryesorë të tij dhe pastaj të shikoni të dhënat e sakta në skedën teknike tek website ynë.

Instagram Banner

1. Verifikimi i Numrit Serial dhe IMEI

Për tu njohur me numrin serial të iPhone duhet të ndiqni këto rrugë:
Settings ➡ General ➡ Info/About Phone ➡ Serial Number
Shënoni numrin serial
Shkoni tek faqja: Check Coverage Apple dhe shkruani numrin serial
Nëse numri serial ekziston atëherë iPhone juaj është origjinal. Në të kundërtën mesazhi “Ky serial number nuk ekziston” nënkupton që keni në dorë një celular fallco

Për tu njohur me kodin IMEI të Android-it tuaj duhet të ndiqni këto rrugë:

Merrni në telefon këtë numër: *#06#
Shënoni kodin IMEI
Shkoni tek faqja: IMEI INFO dhe shkruani kodin IMEI
Nëse kodi ekziston dhe celulari është i njëjtë me atë që keni në dorë atëherë celulari juaj është origjinal. Në të kundërtën mesazhi “Ky kod IMEI nuk ekziston” nënkupton që keni në dorë një celular fallco

2. Shkarkoni AnTuTu Benchamark

Një mënyrë shumë e thjeshtë për të kuptuar sa më shumë informacione mbi celularin në përdorim është edhe shkarkimi i aplikacionit më të njohur në Botë për testet mbi celularët. AnTuTu Benchmark do ju njoftoj mbi çdo detaj të celularit tuaj. Nëse ju mendoni se keni në dorë një Samsung S6 dhe tek karakteristikat është e shkrujtuar marka “Vion” atëherë keni në dorë një celular fallco. Më poshtë dhe linku nga ku mund të shkarkoni aplikacionin për Android dhe iOS.

3. Skeda Teknike

Në të shumtën e rasteve tek kutia e jashtme janë të shkruara edhe karakteristikat e celularit. Disa nga celularët fallco kanë tipare komplet ndryshe nga ai origjinali.

Article Logic
Execution time: 0.0036051273345947