Helmimet mund të ndodhin nga arsyet më të ndryshme.
Mundet që një qen të hajë ushqim të prishur, mundet që në momentin kur ai nuk është i kontrolluar të kapërcejë ose lëpijë detergjentë të ndryshëm dhe mundet që njerëz me qëllime të këqija të përpiqen t’i helmojnë enkas. Simptomat e helmimit janë të thjeshta për t’u dalluar. Qentë humbasin energjinë dhe vitalitetin e tyre, fillojnë të kenë të dridhura dhe spazma dhe mund të kenë gjakderdhje nga goja, hunda ose jashtëqitja e tyre. Fatkeqësisht nuk ka një zgjidhje të menjehershme që ne mund të japim, por e vetmja gjë që këshillohet në të tilla raste është që qeni të cohet me urgjencë te veterineri. Veterineri është ai që do te bëjë vlersimin e situatës dhe do të dijë si të veprojë. Veprimi më i mirë që mund të bëjmë ne është që të mësojme se ku ndodhen të gjitha veterinaritë në zonën ku jetojmë. Koha është dicka që nuk favorizon kështu që nëse shihni që qeni juaj ose një qen endacak ka simptomat e sipërpërmendura cojeni menjëherë tek veterineri më i afërt.