INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si te dhurosh dhuratën perfekte? Personalizoje atë!

Si te dhurosh dhuratën perfekte? Personalizoje atë!

Publikuar më: 11:00 29-05-2016
Kur nje mik i afërt ka ditëlindjen gjithmonë jemi në dilemë se çfarë t'i marrim si dhuratë. Gjëja më e lehtë që mund të bëjmë është t'i blejmë diçka që e dimë se do t'i nevojitet, por në këtë mënyrë kemi zgjedhur rrugën më të shkurtër që çdo person mund të marrë. Megjithatë besoj se nuk jam e vetmja që vlerëson kur nje dhuratë është më “unike”. Do fokusohemi te fjala “unikë” pasi duke personalizuar një element në bazë të personit që do e marrë, e bëjmë atë të jetë unike në çdo mënyrë sepse e përshtatim tek ky i fundit.
 
Për shembull,  nese keni një shoqe ose shok që adhuron palestrën , diçka që mund t'i blini është një shishe qelqi për të vendosur ujin kur shkon në palestër.  Deri tani është tipike si ide apo jo ? Sigurish që po,  prandaj dhe ne, çfarë do bëjmë është ta personalizojme atë shishe qelqi dukë përdorur disa elementë të thjeshtë që ndoshta kemi dhe në shtëpi. Duke ditur që femrat zakonisht pëlqejnë bizhuteritë, çfarë mund të bëjmë është të vendosim disa të tilla në një mënyrë harmonike lart të shishja. Një element tjetër që do duket shumë këndshëm është dantela, duke shtuar disa rreshta dantele nuk e ngarkojmë. Përkundrazi, kombinohet shumë bukur më bizhuteritë dhe krijohet një lloji balance mes tyre.
 
Nëse doni ta personalizoni për nje djalë, çfarë mund të bëni është të zëvendësoni bizhuteritë më disa elementë të tjera më të thjeshta ose shumë lehtë mund ta pikturoni më ngjyra kundër ujit dhe të bëni kombinime nga më të ndryshmet. Fundja, e keni vetë në dorë. Përdorni imagjinatën!
 
Nje shembull tjetër që do ju bënte punë nëse shoqja apo shoku juaj lexon libra, ajo çfarë mund ti blini është natyrisht një mbajtëse librash. Sigurish që nuk do e lemë te thjeshtë, por do e personalizojmë atë përsëri më disa elemente shumë të thjeshta. Perlat janë nje element shumë fin dhe pse jo, shkojnë me disa të kopertina mbajtësesh. Do i vendosim nga mesi-poshtë duke vazhduar të cepi dhe deri të mesi lart. Në këtë mënyrë dhe nuk e ngarkojmë shumë, por thjesht e zbukurojmë. Do mbarojmë më zbukurimet e kopertinës duke shtuar një kapëse që zakonisht përdoret për flokët dhe është e dekoruar me një element të veçantë dhe do e kapim lart të kopertina. Në fund do marrim disa elemente të këndshme dhe ati i aplikojmë te pjesa brenda por jo kudo, do krijojme nje trekëndësh dhe te pjesa që mbetet bosh do shkruajmë një urim ose një kujtim që kemi nga personi që do marrë dhuratën.
 
Nëse doni ta personalizoni për një djalë, çfarë mund të bëni është të zëvendësoni elementët femërore më disa që përshtaten më shumë të personi që do marrë dhuratën. Gjëja më e rëndësishme është të përdorni imagjinatën dhe çdo gjë del bukur. 
Article Logic
Execution time: 0.0037581920623779