INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të eleminoni celulitin në kushtet e shtëpisë?

Si të eleminoni celulitin në kushtet e shtëpisë?

Publikuar më: 15:04 08-07-2016

Në sezonin e plazhit, trupi ekspozohet gjithnjë e më shumë dhe nëse doni një trup perfekt, nisni “betejën” me celulitin përmes këtyre trajtimeve natyrale me kafe.
Konsumimi i kafes rrit qarkullimin e gjakut. Llumi i kafes mund të përdoret gjithashtu si një pastrues natyral, që mund të largojë qelizat e vdekura në lëkurë dhe t’i zëvendësojë ato me qeliza të shëndetshme.
Për një lëkurë pa celulit do t’ju duhen vetëm tre përbërës: kafe, vaj kokosi dhe sheqer - shkruan Health Digest.

Ja si ta aplikoni:

•    Përzieni ¼ filxhan llum kafeje me dy lugë gjelle vaj kokosi dhe tre lugë gjelle sheqer. Përzieni këta përbërës derisa të formohet një pastë.
•    Merreni pastën dhe aplikojeni direkt tek pjesët ku keni celulit. Masazhojeni mirë ndërkohë që aplikoni pastën.
•    Më pas lahuni me ujë të vakët.
•    Përsëriteni këtë trajtim të paktën 2-3 herë në javë, derisa të shihni rezultate pozitive

Article Logic
Execution time: 0.0037338733673096