INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të evitoni lodhjen dhe dremitjen pas pushimit të drekës në zyrë

Publikuar më: 16:42 07-09-2017

Dremitja dhe lodhja e pasdites ju ndodh shumë njerëzve ditët e sotme dhe orët e fundit të punës mezi shtyhen. Në këtë artikull po ju sjellim disa këshilla se si me mënyra mjaft të thjeshta mund ta parandaloni apo kapërceni lehtë këtë gjendje joproduktive. 

Pini kafe në doza shumë të vogla disa herë gjatë ditës

Në vend që të merrni një kafe gjigande në mëngjes e cila do tju stresojë dhe ndikojë negativisht në shëndetin tuaj, rekomandohet të konsumoni kafenë disa herë gjatë ditës në doza të vogla. Kjo do tju ndihmojë për të mbajtur tonusin në punë por edhe nuk do ta teproni me sasinë e kafes. 

Mos rrini në zyrë gjatë pushimit të drekës

Ecja gjatë pushimit të drekës do tju bëjë shumë mirë e do tju mbushë me energji. Mundohuni gjithnjë të ecni e thojini jo pushimit në zyrë, pasi në këtë rast pasditja do tju gjejë pa forcë e të dremitur. 

Mos konsumoni pije me gaz dhe sheqer si dhe eleminoni yndyrnat

Pijet me gaz e me sheqer si edhe ushqimet me përmbajtje të lartë yndyrnash do tju krijojnë një si gjendje gjumi e nuk do të keni forcë të punoni. Prandaj rekomandohet të hani lehtë, kryesisht perime dhe drithëra, si dhe tu thoni “Jo”pijeve të paketuara me gaz. 

Pini sa më shumë ujë

Trupi juaj ka nevojë të jetë i hidratuar, prandaj në vend të pijeve të gatshme nga të cilat merrni shumë kalori, rekomandohet të konsumoni sa më shumë ujë gjatë ditës 

Vendosni një lule në zyrë

Lulet ndikojnë në qetësimin e trurit dhe nga ana tjetër nxisin kreativitetin. Prandaj një vazo me lule do tju frymëzonte gjatë kohës së punës.

Article Logic
Execution time: 0.0041937828063965