INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të evitoni shtimin në peshë gjatë verës

Si të evitoni shtimin në peshë gjatë verës

Publikuar më: 12:50 04-08-2017

Tani që po shijoni pushimet e verës, është akoma më e lehtë të shtoni peshë më shumë se në çdo periudhë tjetër. Ndaj duhet të keni parasysh disa këshilla që të mos merrni kile të tepërta.

Tregoni kujdes te produktet krudo! Ato kanë mjaft vaj ulliri, pasi mënyra e tyre e përpunimit e ka të nevojshme, por një arsye tjetër që duhet të tregojmë është dhe për shkak të sigurisë ushqimore!

Pasta dhe rizoto, që janë nga më të preferuarat, do të ishte mirë të jenë 1-2 herë në javë dhe jo më shumë!

Akullorja është një zgjedhje shumë e mirë si ëmbëlsirë, por preferoni ato pa shumë çokollatë ekstra, shurup, reçel apo përbërës të tjerë qe do të shtojnë sasinë kalorike!

Mundohuni të mos konsumoni ushqim pas orës 7-9 të darkës!

Mundohuni të pini 1-2 gota ujë 1 orë para çdo vakti dhe e njëjta këshillë vlen edhe para se të pini një gotë birrë apo pije të tjera!

Mos harroni të keni vakte të shpeshta dhe të vogla në sasi por të pasura në perime!

Article Logic
Execution time: 0.0036158561706543