INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të festoni mbrëmjen e Vitit të Ri sipas shenjës të horoskopit

Si të festoni mbrëmjen e Vitit të Ri sipas shenjës të horoskopit

Publikuar më: 14:19 29-12-2016

Përgatituni për një mbrëmje me pije, kërcime dhe telashe…


Doni të siguroheni që festa juaj nuk del jashtë binarëve? Epo ja disa këshilla si të keni një natë të paharrueshme bazuar në shenjën tuaj të horoskopit.

Dashi
Duke qënë se këtë vit keni qënë të tensionuar dhe nën presion, mbrëmjen e vitit të ri kalojeni me miqtë tuaj më të afërt në një darke relaksuese me qirinj dhe pije të mira. Pasi ta keni marrë veten vraponi për tek klabi më i afërt dhe “shkundini” të gjitha energjitë negative nën muzikën e DJ.

Demi
Deri në 00:00 me partnerët , më pas festë me një turmë njereëzish që nuk i njihni teksa hyni në klabin ku ju presin miqtë, por ju nuk i gjeni dot ata pasi…ska sinjal!

Binjakët
Rrethohuni nga një turmë artistësh në një festë në shtëpi ku nuk mungon shampanja dhe muzika jazz.

Gaforrja
Përfshihuni në një bisedë të nxehtë në cepin e një klabi me dikë që sapo e keni njohur derisa të harroni plotësisht me kë kishit ardhur të shoqëruar.

Luani
Çmenduni dhe kërceni gjithë natën nën muzikën e dj! Edhe kur të gjithë të jenë të lodhur, ju mos ndaloni…

Virgjëresha
Përgatituni gjithë ditën: flokët, grimin, veshjen dhe një set fotografish nga mikja juaj. Më pas shkoni në festën më In të mbrëmjes dhe zgjidhni dikë për të ndarë puthjen e mesnatës.

Peshorja
Veshje elegante, muzikë live, gota pijesh në dorë dhe një vend ku jeni të rrethuar vetëm nga njerëz të bukur që nuk rreshtin së kërcyeri. Ah, edhe qëllimi i mbrëmjes është për bamirësi.

Akrepi
Organizo një festë me miqtë ku do të ketë pije, një sallë të madhe kërcimi, një atmosferë disco dhe jut ë gjithë të veshur me kostumet e këngëtarëve që për fat të keq humben jetën këtë vit. Prince? Ziggy Stardust?Pikërisht ata!

Shigjetari
Organizoni një festë të çmendur karaokeje ku të gjithë janë të ftuar dhe flirtoni pak me ndonjë person të panjohur teksa shpalosni talentin tuaj në kanto.

Bricjapi
Bëni xhiron e klabeve të qytetit duke ftuar sa më shumë njerëz të bashkohen më ju!

Ujori
Gjeni festën më dekadente në qytet nga ajo me muzikë elektronike dhe kërceni vetëm sikur të ishte hera e fundit.

Peshqit
Vishuni sa më seksi, bashkohuni me miqtë në një shtëpi ku hidhen fishekzjarre dhe më pas kaloni nga klabi ku do kërceni kaq pranë dj, sa vetë ai do ju ftojë të luani në vend të tij.

Article Logic
Execution time: 0.00382399559021