INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të fitoni një debat bazuar në shenjat e horoskopit

Si të fitoni një debat bazuar në shenjat e horoskopit

Publikuar më: 13:00 16-03-2017

Çdo shenjë ka pikat e saj të dobta...

Astrologjia mund të na tregojë shumë rreth personalitetit apo mënyrës sesi të komunikojmë me të tjerët. Nëse ju dini se çfarë shenje i përket personi me të cilin po debatoni dhe dini disa karakteristika të asaj shenje, atëherë do t’a keni më të thjeshtë të fitoni. Çdo shenjë ka karakteritikat e saj të cilat shpesh herë mund t’i përdorni në favorin tuaj. Nëse vërtet doni të bindni dikë, provoni të ndiqni këto këshilla.

DASHI
Personat e kësaj shenje nuk e pranojnë asnjëherë që e kanë gabim. Por, avantazhi juaj është që ata zakonisht bëhen pjesë e një debati pa i pasur të qarta faktet, kështu që ju mund të përfitoni prej kësaj. Është e rëndësishme t’iu tregoni fakte dhe të mos bëheni emocional, ndoshta ndonjëherë mund të jetë e nevojshme të përdorni dhe një ton të lartë zëri.

DEMI
Të fitosh kundrejt demit është një sfidë më vete. Fillimisht duhet të jeni të pregatitur për debatin që do të vijë, pasi Demi mund të ketë shumë kohë që ka akumuluar fakte dhe informacione në favor të tij. Nëse e shikoni që spo e bindni dot, atëherë mundohuni të ndryshoni detajet e atmosferës perreth, dritat apo muzikën. Në këtë mënyrë Demi do ta anashkalojë komplet stuatën dhe do të përfshihet në atmosferën e krijuar.

BINJAKËT
Janë ndër personat që parapëlqejnë më shumë se çdo kush që të flasin. Për ta debatet janë argëtim më vete, pasi duan të flasin gjatë gjithë kohës. Ju duhet të përdorni logjikën dhe jo emocionet dhe më pas të largoheni. Pavarësisht nëse e kini bindur apo jo personin e kësaj shenje, me largimin tuaj ju keni fituar pasi ju keni hequr atyre fuqinë e tyre më të madhe, pra aftësinë për të folur.

GAFORRJA
Të fitoni kundrejt kësaj shenje nuk është e vështirë, por duhet të jeni të kujdesshëm të flisni qetë dhe t’i lini hapsirën e nevojshme për të kuptuar argumentin tuaj. Personat e kësaj shenje janë tepër të ndjeshëm dhe mund të kenë momente dobësie emocionale të shpeshta.

LUANI
Një nga shenjat që do gjithmonë të jetë lider dhe mendon se ka gjithmonë të drejtë. E vetmja mënyrë kundrejt një Luani është t’a bëni veten për ‘’budalla’’ përpara tyre, sepse kështu Luani do të tërhiqet duke menduar se debate nuk është në lartësinë e tij. Kjo nuk mund të quhet një fitore e plotë, por është maksimumi që mund të arrini me këtë shenjë.

VIRGJËRESHA
Nëse i bazoni argumentat tuaja mbi mirqënien atëherë Virgëresha do të dorëzohet shumë shpejt, pasi personat e kësaj shenje janë vazhdimisht të shqetësuar për mirqënien apo për shëndetin e tyre.

PESHORJA
Në këtë rast duhet të argumentoni njësoj si të ishit në një gjykiatë. Kjo është shenja e drejtësisë dhe nuk do t’iu lejojë kurrë të fitoni nëse nuk do t’ia paraqisni çeshtjen tuaj siç duhet dhe me provat e duhura. Personat e kësaj shenje zakonisht futen në një debat vetëm kur e kanë të sigurt se do të fitojnë, kështu që duhet të gjeni mënyrën t’iu provoni se ata e kanë gabim.

AKREPI
Ju mund të fitoni me Akrepin, por në fakt do ishte më mirë të mos e provonit fare. Është njësoj sikur të jeni duke i dhënë vetes një dënim, kështu që kujdes kur debatoni me një Akrep.
SHIGJETARI
Personat e kësaj shenje nuk shquhen për aftësitë e tyre sociale apo sjelljet e mira. Ata kanë përgjithësisht mendime filozofike, kështu që nëse përdorni një dozë filozofie në argumentat tuaja, do t’a keni më të thjeshtë të fitoni.

BRICJAPI
Të debatoni me një Bricjap, është njësoj sikur jeni duke debatuar me shefin tuaj dhe vendi juaj i punës është në rrezik. Nëse ju nuk tergoni një lloj vlerësimi për statusin social të Bricjapit, atëherë nuk do të arrini të fitoni kurrë. Bricjapët përgjithësisht mendojnë se të tjerët janë të paaftë, kështu që bëni mirë t’i tregoni fillimisht sesa i vlerësoni aftësitë e tyre.

UJORI
Personat e kësaj shenje kanë tendencën të tregojnë gjithmonë se kanë qënë ata të parët që kanë bërë diçka. Ju nuk mund t’i bindni dot me argumenta, por mund t’iu tregoni fakte se dikush tjetër e ka bërë të njejtën gjë përpara atyre.

PESHQIT
Të fitoni kundrejt tyre nuk është aspak problem, madje nuk është e nevojshme fare të debatoni pasi ata do të pranojnë çdo mendim tuajin. Problemi me këtë shenjë është që fitorja do të jetë aq e thjeshtë, sa nuk do ta shijoni fare.

Article Logic
Execution time: 0.0024540424346924