Ajo është një nga blogeret më të ndjekura shqiptare dhe jo rrallë herë e kemi parë në eventet më të rëndësishme të modës në botë. Shumë vajza në vend e kanë “idhull” përsa i përket stilit të veshjes dhe janë të shumta ndjekëset që ka në Instagram dhe presin të shikojnë veshjet që publikon Armina. Gjatë një emisioni radiofonik në Top Albania Radio, Armina tregon se si fiton të ardhura nëpërmjet fotove që poston në Instagam.
Numri i madh i ndjekësve dhe kontaktet me firma të ndryshme të njohura që ajo ka, po i hapin rrugën drejt suksesit dhe një të ardhmeje me të ardhura të majme.
Armina ka treguar se si fiton para përmes Instagramit dhe fotove që poston. Ajo tha se fitimet vijnë nga veshjet dhe dhuratat që i bëhen nga firma të ndryshme. Bëhet fjalë për produkte që Armina i reklamon në rrjetet sociale dhe që ua sugjeron fansave të saj.
Gjithashtu ajo ka shtuar se çdo postim i saj paguhet me anë të një kuote e cila varion nga firma me të cilën ajo bashkëpunon apo reklamon.