INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të flasim gjuhën e maceve

Si të flasim gjuhën e maceve

Publikuar më: 10:45 12-06-2016
Besoj se të gjithëve na ka ndodhur që kemi dashur të afrojmë një mace dhe kemi dështuar. Kjo ndodh për një arsye shumë te thjeshtë, macja është bosi dhe jo ju. Çfarë do të thotë kjo?
Që nuk jeni ju duke afruar macen, por është macja që ju afrohet juve. Nëse nuk i përshtateni bëni mirë të largoheni pasi është shumë e thjeshtë që të përfundojë keq situata
Rregulli numër një: Mos u sillni kurrë me një mace ashtu siç mund të silleni me një qen. Ky është një gabim që bëjnë shumë njerëz. Qentë janë më të thjeshtë për tu afruar, mjafton t’i thërrasësh në emër t’i qeshësh dhe ata fillojnë të tundin bishtin. Nëse mendoni se një mace që tund bishtin është e lumtur, e keni shumë gabim pasi është krejtesisht e kunderta. Nëse jeni duke përkëdhelur një mace dhe ajo fillon të tundë bishtin gjithmonë e më shumë, kini kujdes. Kjo tregon që është duke u acaruar kështu që bëni mirë të largoni dorën para se t’ju kafshojë.
 
 
1. Macja e Halloween-it, ose siç e themi në gjuhën popullore kur i ngrihen maces qimet përpjetë, zakonisht ngatërrohet për shenjë agresiviteti. Nuk është fare e vërtetë, nëse një mace bënë një veprim të tillë, kjo do të thotë që ajo është e frikësuar dhe po përpiqet të bëjë veten të duket më e madhe. Nëse e shihni macen tuaj në këtë pozitë mos e lini “sa t’i ulen nervat”, por qetësoheni atë dhe bëjeni të ndihet më e sigurt.
 
2. Diçka tepër interesante për macet është se janë të vetmet kafshë që e kanë zbutur vetë veten. Të gjitha kafshët e tjera kanë të njëjtat kode genetike të ndryshuara për të arritur zbutjen përveç maceve që kanë kode të ndryshme. Dhe duhet të dini se mjaullima e maceve është vetëm për të komunikuar me njerëzit pasi macet nuk mjaullinë thuajse fare me njëra-tjetrën, por përdorin tinguj të ndryshëm.
 
3. Bëni kujdes kur keni kontakt të tejzgjatur në sy me një mace. Është shumë e thjeshtë që macja ta marrë atë si një formë kërcënimi. Dicka që mund të bëni është të hapni dhe të mbyllni sytë shumë ngadalë. Në botën feline kjo tregon afeksion dhe nëse macja bënë po të njëjtën gjë tregon se ia keni dalë t’i fitoni zemrën asaj.
 
4. Një formë tjetër me të cilën macja juaj tregon afeksion është duke u shtrirë me kurriz dhe tregon barkun. Bëni shumë kujdes pasi kjo nuk është një ftesë që ju t’i përkëdhelni barkun, nuk keni të bëni me një qen. Mos harroni që macet janë grabitqare dhe për to të nxjerrin barkun, që është pjesa e tyre më delikate, tregon se ka një besim shumë të madh tek ju.
 
5. Nëse nuk jeni të sigurt se si ta përkëdhelni një mace mund të provoni këtë teknikë: afroheni dorën me kokën e maces dhe tregojini asaj gishtin tuaj të mesit. Në këtë mënyrë ajo ju tregon se ku do të përkëdhelet.
 
Article Logic
Execution time: 0.0032210350036621