INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të gjejmë partner nga njohjet online

Si të gjejmë partner nga njohjet online

Publikuar më: 18:42 27-01-2016
Ditët e sotme njohjet online, po bëhen shumë të përhapura kudo në botë.
Arsyet janë nga më të ndryshmet, por kryesorja është mbizotërimi i teknologjisë në jetën tonë.Të njohësh dikë nëpërmjet aplikacioneve të ndryshme të cilat janë vetëm për të gjetur partner, tashmë është gjëja më e zakonshme. Ekspertët na sugjerojnë disa gjëra që duhet t’i kemi parasysh, nëse dëshirojmë që biseda me personin që po komunikojmë të bëhët diçka më serioze.
 
1. Mos mendoni se po bisedon vetëm me ju
Nuk duhet të mendoni se personi me të cilin po flisni, po flet vetëm me ju. Dihet që në  adresa të tilla, njohjesh online larmia e njerëzve të tjerë është e madhe, prandaj mundohuni të jini vetvetja dhe mos të mendoni gjatë, nëse po ju kushtohet vetëm juve interesi, apo jo. Nëse tregoni shenjë xhelozie, që në hapat e parë të bisedës, nuk do e kini të gjatë  njohjen.
 
2. Marketingu i mirë për veten tuaj
Ju duhet të kuptoni se kush jeni, dhe të shfaqni të gjithë elementët që bëjnë pjesë te ju. Profili juaj duhet t’ju përshkruaj ju  dhe  jo personin që doni të jeni. Fotot tuaja duhet të jenë ashtu si jeni në realitet dhe jo  të rreme, pasi mund të vijë momenti  që ju ta takoni personin që po flisni.
 
3. Mos u bëni paragjykues
Për të krijuar një figurë të mirë te personi që po mundoheni të njihni online, asnjeherë mos paragjykoni profilin e tij. Sa më shumë pozitiv të jeni, aq më shumë respekt do krijojnë  të tjerët që janë pjesë e këtij aplikacioni për ju. Kjo do ju  japë mundësinë  që të tjerët të flasin lirshëm dhe të zbuloni gjëra interesante të karakterit të tyre.
 
4. Zbuloni çfarë dëshironi në të vërtetë
Njohja e vetvetes është një ndër  gjërat më të vështira, pasi  nuk jemi të sigurt për çdo gjë që kërkojmë  te dikush. Njeriu ideal i krijuar në mendjen tonë, do na pengojë të flasim me dikë i cili mund të jetë edhe më i mirë sesa personi që kemi imagjinuar. Duke i dhënë mundësinë vetes suaj, të largoni fiksimet e dikurshme, mund të gjeni dikë të mrekullueshëm.
 
5. Takohuni sa më shpejt
Njohja online është një lloj mundësie për të takuar dikë, ku më pas mund të krijoni një lidhje së bashku. Vjen momenti  ku duhet të vendosni që këtë njohje ta çoni një hap më tej, pra të takoheni. Frika e takimit bën që ky moment të shtyhet sa më shumë. Ekspertët këshillojnë që sa më shumë ta shtyni takimin, aq më shumë do ftoheni me njëri-tjetrin,duke e çuar në monotoni ose në humbje kontakti. Nuk ka më kohë të prisni,veproni!
Article Logic
Execution time: 0.0018439292907715