INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të gjeni shenjën e horoskopit të dikujt? Kushtojini rëndësi këtyre detajeve

Si të gjeni shenjën e horoskopit të dikujt? Kushtojini rëndësi këtyre detajeve

Publikuar më: 15:40 20-06-2017

Që të dini se cilat janë karakteristikat bazë të një personaliteti astrologjik, studioni veçoritë e ndryshme që i atribuohen secilës shenje.

Një mënyrë e thjeshtë që ju sjell ndërmend karakteristikat është të vini re personat që njihni në secilën shenjë. Mendoni nëse këto karakteristika u korrespondojnë apo jo atye. Për më tepër do të bëni krahasime ndërmjet personave që ju njihni sipas tipareve dalluese të shenjës së tyre dhe më tej do të jetë e lehtë të rikujtoheni se çfarë përshkruan secila shenjë.

Personat e lindur në Pranverë – pra Dashi, Demi dhe Binjakët – priren të kenë një fytyrë joshëse – por jo domosdoshmërisht të bukur, thjesht me tipare që bien në sy.

Personat e lindur në verë – pra Gaforrja, Luani dhe Virgjëresha – kanë prirje të kenë një lëkurë dhe flokë të jashtëzakonshëm, këta të fundit nuk kanë nevojë të zbuten (lëmohen), janë thjesht magjepsës.

Personat e lindur në vjeshtë – pra Peshorja, Akrepi dhe Shigjetari – priren të kenë gjeste (lëvizje) të natyrshme, joshëse dhe kanë pamje tërheqëse.

Personat e lindur në dimër – pra Bricjapi, Ujori dhe Peshqit – kanë shpesh një trup të fuqishëm dhe joshës, por kanë lëvizje të ngadalëta..

*Shenjat nga më mashkullorja te femërorja: Luani, Dashi, Shigjetari, Ujori, Binjakët, Peshorja, Bricjapi, Virgjëresha, Akrepi, Demi, Peshqit, Gaforrja.

DASHI

Këta persona kanë shpesh një zë të fortë dhe të vendosur. Janë jashtëzakonisht të pavarur, shumë konkurrues, pëlqejnë lirinë, aventurën, janë entuziastë, të çiltër, ambiciozë, sportivë, impulsivë, të rrëmbyer, dinamikë, të fuqishëm, shumë të sigurtë në vetvete, të zhurmshëm, guximtarë, energjikë, kokëfortë, këmbëngulës, të gjindshëm, gjaknxehtë, egoistë, nismëtarë, ndërmarrin rreziqe dhe pëlqejnë të aktivizohen. Deshët kanë prirje të veprojnë pa u menduar mirë. Fizikisht kanë mollëza të ngritura dhe tipare të theksura, një ballë të gjerë, faqe ngjyrë rozë, një trup atletik dhe me linja të rregullta, me flokë të errët ose bjondë, vetullat i kanë të theksuara si dhe sytë e qartë (të shdritshëm) dhe me një shikim të fortë e depërtues.

DEMI

Personat e lindur nën këtë shenjë pëlqejnë gjërat e bukura. Mund të japin përshtypje sikur janë shumë materialistë apo njerëz që jetojnë shumë mirë. Nganjëherë duan kohë për të vepruar, ata shkëlqejnë në administrimin e parasë, adhurojnë të qëndrojnë në ajër të pastër ( për të administruar toka apo për t’u marrë me kopshtari), janë shumë praktikë dhe të mbështetur në tokë. Personat e shenjës së Demit përgjithësisht nuk i pëlqejnë ndryshimet e mëdha. Të lindurit e kësaj shenje japin shpesh një përshtypje pafajësie me një shikim fëmijënor. Kanë buzë të mbushura, dhëmbë të vegjël e të rregullt dhe flokë të trashë. Zakonisht kanë një ballë mjaft të ulët, një qafë pak më të trashë se normalja dhe një fytyrë joshëse.

BINJAKËT

Këta janë zakonisht debatues të mirë, pëlqejnë të joshin, janë tipa shpirtërorë, polivalentë, gazmorë ( por mund të duken mjaft ngacmues). Ata janë dredharakë, të hallakatur, kënaqen lehtë, intelektualë, llafazanë, të zhdërvjellët, mondanë, të etur për të njohur sa më shumë njerëz dhe të adaptueshëm. Në përgjithësi u pëlqen të lexojnë, të shkruajnë, pëlqejnë gjithashtu lojrat mendore dhe janë të aftë të merren me shumë gjëra njëkohësisht. Personat e kësaj shenje karakterizohen zakonisht nga një buzëqeshje djallëzore, kanë buzë të mbushura, një përmasë mesatare si dhe një mjekër me proporcione të rregullta. Ata kanë përgjithësisht mollëza të ngritura dhe një pamje rinore. Shpesh janë shtat’hedhur, me kocka delikate dhe me tipare të theksuara. Kanë gishta të gjatë, një ecje të gjallë dhe sy të shndritshëm. Kanë shpesh dhunti në fushën e modës dhe spektaklit.

GAFORRJA

Këta janë persona shumë të ndjeshëm (me humor të paparashikueshëm), janë romantikë, dashamirës, të kujdesshëm, të këndshëm, amësorë, dhe shumë shtëpiakë. Të lindurit e Gaforres pëlqejnë gjellët e bëra në shtëpi dhe jetën familjare. Janë mjaft konservatorë, dhe tërhiqen menjëherë në vetvete kur ndihen të plagosur apo të sulmuar. Këta persona kanë sy disi të dalë (ose të largët) dhe një fytyrë me tipare me pamje të pafajshme. Janë përgjithësisht të mbushur në trup, me këmbë të shkurtra, kanë zakonisht flokë gështenjë, një fytyrë të rrubullakët dhe një ballë të dukshëm. Sytë i kanë zakonisht të vegjël dhe një hundë mesatare, dhëmbë të çrregullt dhe një gojë të tultë. Në parim pjesa e sipërme e trupit është më e zhvilluar se ajo e poshtmja, gjë që mund të jape nganjëherë përshtypjen që janë të plogët, apo më të shëndoshë sesa janë në të vërtetë.

LUANI

Këta janë shefa tërheqës. Adhurojnë fëmijët, vlerësojnë luksin dhe stolitë e çmuara dhe kanë një sjellje shpesh mjaft spektakolare. Luanët janë ambiciozë, dominues, karizmatikë, shumë kërkues, inteligjentë, arrogantë, shfaqin një forcë të madhe fizike, janë pompozë, me pretendime dhe me një temperament të fortë. Pëlqejnë garat, janë të zhurmshëm, besnik, këmbëngulës dhe zakonisht gazmorë, por mund të tregohen gjithashtu shumë agresivë. Në përgjithësi duan të jenë në qendër të vëmendjes dhe posedojnë një gjallëri të jashtëzakonshme. Luanët konsiderohen shpesh jashtëzakonisht joshës pasi kanë dhe flokë të bollshëm dhe shumë domethënës. Këta persona njihen për flokët e tyre të bollshëm dhe joshës me ngjyrë të hapur ose të verdhë, për sytë e tyre të mëdhenj dhe të errët, që shprehin krenari dhe besim në vetvete (si ato të një luani) dhe kanë një hundë të dukshme. Buzët e tyre janë shpesh të tulta dhe janë persona me trup të madh dhe të hijshëm, me këmbë të drejta dhe në formë të mirë, kanë shpatulla të gjera dhe një trup me muskuj të theksuar.

VIRGJËRESHA

Këta persona shihen përgjithësisht si perfeksionistë, njerëz kritikë, të dhënë pas detajeve, punëtorë, praktikë, me një mendje të mprehtë, një inteligjencë të shkëlqyer dhe një sens të mirë vrojtimi, janë të zgjuar dhe thumbues. Zotërojnë një shkathtësi të madhe mendore dhe kërkojnë të jetojnë sa më shëndetshëm. Mund të kenë opinione shumë të ngurta, të jenë nga natyra mjaft të ndrojtur dhe shumë të organizuar. Virgjëreshat vlerësojnë shpesh rregullin dhe pastërtinë dhe dinë të vendosin pikëpamjen e tyre në kuadrin e një diskutimi. Virgjëreshat janë zakonisht bjondë me një lëkurë pa defekte, kanë një kokë të rrumbullakët dhe buzë të varura. Kanë sy të mëdhej dhe ekspresivë dhe tipare fytyre shumë simetrike dhe të hijshme.

PESHORJA

Njerëzit e lindur nën këtë shenjë janë të pavendosur, joshës, mendjelehtë, elegantë (të hijshëm) dhe diplomatë. Vlerësojnë barazinë, drejtësinë, dhe gjërat e bukura. Zakonisht konsiderohen si mondanë, njerëz të edukuar me sjellje të mirë, idealistë, tërheqës dhe paqedashës. Fizikisht, Peshoret kanë gropëza në faqe, mbi hundë, mbi gjunj apo bërryla, kanë buzë të holla, një fytyrë mjaft të rrumbullakët, të pastër , me tipare të hijshme e me linja të rregullta, dhe një hundë të vogël. Personat e shenjës së Peshores shprehen shpesh me mimikë dhe gjeste kur flasin dhe kanë një buzëqeshje gajasjeje dhe të pastër si kristali.

AKREPI

Akrepat janë njerëz të fshehtë, pasionantë, besnikë, të sigurtë në vetvete, sportivë, tepër të ndjeshëm, misteriozë, thumbues, kureshtarë, të fuqishëm, epshndjellës, plot rezerva, xhelozë, manipulatorë, zemërak, tërheqës, kokëfortë, rezistentë dhe mbajnë inatin. Zakonisht kanë një vetëkontroll në çdo fushë. Këta persona kanë tipare joshëse, sy depërtues dhe hipnotik, një lëkurë të shndritshme dhe një shprehje gjithmonë hetuese.

SHIGJETARI

Këta persona janë aventurierë, të pavarur, të këndshëm, mendjegjerë, tepër optimist, kurajozë, inteligjentë, karizmatikë, joshës, të panënshtruar dhe të dashuruar me lirinë. Shigjetarët i urrejnë kufizimet. Janë njerëz të muhabetit dhe organizues të lindur, impulsivë, kanë prirje ta ekzagjerojnë, të jenë tepër bujarë, mendjelehtë, dhe dinë të habiten si fëmijët. Personat e Shigjetarit kanë gjithmonë etje për njohuri, janë oportunistë, filantropikë, dhe kanë një mendje filozofike. Këta persona kanë një fytyrë të pafajshme, trup me linja të rregullta, me një kafkë të madhe dhe të formuar mirë. Kanë një ballë të lartë e të gjerë, një buzëqeshje të madhe tërheqëse si edhe një paraqitje shtat’hedhur me këmbë të forta. Janë shpesh të prirur për shëtitjet me këmbë.

BRICJAPI

Bricjapët janë kokëfortë, grindavecë, këmbëngulës, të pjekur, të rezervuar, të ftohtë dhe të menjanuar. Janë të kujdesshëm, të sjellshëm, dhe shumë punëtorë. Janë zakonisht shumë ambiciozë dhe vlerësojnë përgjegjësitë. Gjithashtu janë shumë të disiplinuar dhe respektojnë autoritetet. Fokusohen në karrierën e tyre me një qëndresë dhe një durim të dukshëm. Këta janë persona kanë shpesh një fytyrë shumë të theksuar (me shenja), një shikim të fiksuar dhe flokë kafe apo të zinj. Janë të shkathët nga duart dhe kanë mollëza të dala.

UJORI

Personat e Ujorit pëlqejnë t’u vijnë në ndihmë të tjerëve. Janë liberalë, demokratikë, humanitarë, mendjegjerë dhe vlerësojnë barazinë sociale. Shihen si reformatorë, por mund të duken të ftohtë dhe indiferentë. Janë shpesh shumë ekcentrikë, të paparashikueshëm, rebelë, kanë mendime shumë të forta, janë origjinalë, ndryshe nga pjesa më e madhe e shoqërisë. Janë gjithashtu dashamirës, sarkastikë, idealistë, shpikës, të gatshëm për të ndryshuar mendim dhe mjaft të veçantë. Karakteristikat kryesore të këtyre personave janë një shprehje dashamirëse dhe të afrueshme, sy të mëdhenj të rrumbullakët dhe një fytyrë paksa të gdhendur. Ujorët kanë shpesh një hundë mesatare dhe buzë të mbushura në mes dhe më të holla anash.

PESHQIT

Njerëzit e lindur në këtë shenjë janë të ndjeshëm, dashamirës, imagjinues, të mirëkuptueshëm dhe nganjëherë mund të ikin nga realiteti dhe të tregohen përtacë apo me humor të paqëndrueshëm. Pëlqejnë të kujdesën për të tjerët, por konsiderohen shpesh si të lodhshëm, sepse kanë një karakter të ndryshueshëm. Zakonisht njihen për buzëqeshjen e tyre të bukur dhe sytë e mrekullueshëm. Këta persona kanë zakonisht tipare të pafajshme dhe një shprehje mjaft femërore dhe delikate. Të lindurit t Peshqve priren të jenë mesatar apo nën mesataren me gjymtyrë të shkurtra. Ata kanë një tendencë për të marrë peshë (e të bëhen obezë) më vonë në jetë. Priren të jenë të ngadaltë në lëvizje.

Article Logic
Execution time: 0.0041658878326416