INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të hani sushi në mënyrën e duhur, sipas një shefi japonez

Si të hani sushi në mënyrën e duhur, sipas një shefi japonez

Publikuar më: 18:30 24-09-2017

Preferenca e kuzhinave të huaja po bëhet gjithnjë e më shumë e lakmueshme nga shqiptarët. Por për hir të së vërtetës, konsumimi i gatimeve jotradicionale ka rregullat e tij. Sushi për shembull ka veçori të hahet me shkopinjtë kinezë, por jo vetëm kaq … rregullat e tjera të ngrënies së tij ju ftojmë t’i zbuloni më poshtë

Sushi është ushqimi më i njohur e kuzhinës japoneze, aq shumë e famshme sa edhe picatnë Itali. Versioni më i zakonshëm i kësaj pjate është ai në formë “varke” me oriz të mbuluar me peshk krudo (jo gjithmonë), që me siguri keni pasur rastin ta shijoni nëpër restorantet e huaja që ndodhen në vendin tonë e më së shumti në Tiranë. Por a e dini në të vërtetë se si hahet sushi? Nuk është e vështirë. Mjafton të ndiqni indikacionet e mëposhtme, të cilat më parë janë publikuar nga “The World’s Best Ever”:

Merreni sushin me shkopinj dhe me gishta. Mundet ta hani edhe kështu, pasi lejohet.
Zhyteni në mënyrë delikate sushin në salcën e sojës, nga ana e peshkut, duke shmangur njomjen e orizit.
Kur ta çoni sushin në gojë, sigurohuni që gjuha të prekë anën e mbështjellë nga peshku, të cilën e lyet me sushi.
Merreni sushin nga pjata duke rrotulluar shkopinjtë, në mënyrë që të mos përdorni majat e tyre (që rrjedhimisht do të futen në gojë).
Për të thënë se keni mbaruar, vendosini shkopinjtë paralel në tasin me sojë.
Gjashtë gjërat që nuk duhet të bëni

Mos i fërkoni shkopinjtë me njëri-tjetrin për të pastruar mbetjet e orizit dhe të peshkut.
Mos hani vetëm gjysmën e një sushi, pra ju duhet ta konsumoni atë me një kafshatë të vetme.
Mos i vendosni gjethet e xhenxhefilit mbi peshk si një lloj dekori (xhenxhefili hahet nga një kafshatë sushi në tjetrën, për ta përgatitur qiellzën e gojës për një shije të re).
Mos e zhytni të gjithë pjesën e një sushi te soja, si të fusnit një biskotë në kafe apo çaj.
Mos e fusni wasabi-n (lloj salce e verdhë e traditës japoneze) te soja. Wasabi duhet të futet direkt te sushi.
Mos ia jepni paratë në dorë shefit, sepse ai nuk mund t’i prekë ato (ky është një rregull i vlefshëm për sushi-bar, ku ai që shërben aty është një sushi shef).

Article Logic
Execution time: 0.0015971660614014