INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Si të hapësh një iPhone pa fjalëkalim?

Publikuar më: 10:22 08-03-2016

Një video e re në YouTube pretendon se është shumë lehtë të hapet një iPhone edhe nëse i njëjti është i mbrojtur me një fjalëkalim.

Videoja e quajtur “iPhone Unlock WITHOUT Passcode Glitch” – shfaq një pronar të Apple iPhone, i cili e hap iPhone-in e tij përmes asistentit të zërit të telefonit.

Duke e mbajtur të shtypur butonin Home për aktivizimin e Siri, krijuesi i videos pyet “Sa është ora?”

Dhe posa Siri përgjigjet në pyetje, klikohet në logon e orës për hapjen e Word Clock në aplikacionin e orës.

Kjo ngarkon një menyrë të re, e cila është e projektuar për të lejuar përdoruesit të përzgjedhin një ton të ri për alarmin e tyre të ardhshëm. Klikimi mbi opsionin për të blerë më shumë e hap pastaj aplikacionin iTunes.

Pasi aplikacioni të jetë i hapur, klikohet mbi Home Button dhe telefoni është plotësisht i hapur.

Shikuesit e kësaj videoje kanë qenë të shumtë si komentues në video, e cila tani është klikuar më shumë se 415,000 herë.

Article Logic
Execution time: 0.0034542083740234