INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të heqësh dorë nga përtacia dhe indiferentizmi?

Si të heqësh dorë nga përtacia dhe indiferentizmi?

Publikuar më: 12:40 25-09-2018

Të pretendosh se je dembel dhe indifferent, padyshim që edhe të bën të tillë.

Mahatma Gandhi përshkruante gjallërisht ciklin e përjetshëm që drejton jetët tona. Ti mund të ndërhysh në çdo pjesë të tij, për ta modifikuar atë. Siç dihet, shumica e njerëzve hasin mjaft problem gjatë përpjekjeve të tyre për të ndryshuar mendimet, fjalët, vlerat pa përmendur fatin.

Veprimet më të mira që mund të ndërmerrni për të ndryshuar veten është të modifikoni zakonet tuaja. Dhe zakonet tuaja konsistojnë në detajet e veprimeve të vogla.

Ty duhet të interesojë

Kjo është më e rëndësishmja. Kur ty të intereson, ti nuk mund të qëndrosh indifferent. Kur ti e di “pse-në” mbas çdo veprimi, ti thjesht do të bësh punën. Vetëm kur ankesat janë më të mëdha se motivimi yt atëherë ti do t’I zvarritësh detyrat e tua. Kur dëshira digjet brenda teje, ti kurrë nuk do t’I shtysh aktivitetet e tua, por gjithmonë do t’I mbushësh ato me vëmendje dhe fokus.

Mbaj një ditar

Disiplina e të mbajturit një ditar ju bën më të vetë-përgjegjshëm, në të njëjtën mënyrë si meditimi. Ditari e kthen trurin tënd në një motor kërkimi. Ti bën pyetjet e duhura dhe ai gjen përgjigjet, një aktivitet natural shumë I shëndetshëm për të. Ditari mban të aktivizuar motorin e memories; shkrimi I dorës përfshin lëvizjen e shumë muskujve . Të shkruarit qartëson mendjen tënde. Kur ti hedh diçka në letër, automatikisht kalon në pjesën racionale të trurit tend, gjë që e bën atë më analitik edhe problemet e përditshme të jetës tonë.

Merr feedback

Së pari, për këtë hap duhet të kesh rrreth vetes njerëz, të cilët nuk kanë frikë të t’I thonë gjërat troç në sy dhe të kritikojnë. Së dyti, duhet të jesh I hapur ndaj kritikave dhe të reflektosh rreth tyre jo në një mënyrë negative, pa e mashtruar veten dhe duke pasur gjithmonë në mendje mënyrat se si mund t’I përmirësosh ato.

Duhet të bësh punën

Si mundet njerëzit dembelët të bëjnë punën? Ngjan pak kontradiktore apo jo?

Epo sekreti për të bërë punën është e thjeshtë edhe për dembelët gjithashtu: Shfaqu vazhdimisht.

Të shfaqesh është kërkesa e parë për të qenë I aftë të bësh çdo gjë. Pra, nëse do të diplomohesh, shko në shkollë. Nëse do të shkruash një novelë, ulu para kompjuterit dhe shkruaj. Nëse do të programosh ulu para kompjuterit dhe kodo.

Dembelizmi dhe indiferentizmi zakonisht manifestojnë veten e tyre tek zvarritja e gjërave. Gjithmonë kujtoni se zvarritja e gjërave po harxhon kohën tuaj në një limit të pacaktuar, I cili një ditë do grumbullohet dhe do ju bëjë të ndiheni pishman që ju ka kaluar para syve koha dhe mundësia për të bërë gjërat që ju dëshironi.

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545