INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të hidhni hapin e para, pa u dukur qesharake

Si të hidhni hapin e para, pa u dukur qesharake

Publikuar më: 10:26 10-05-2017

Vajzat e kanë të vështirë të gjuajnë një djalë seksi.

Nëse ti ke ndërmend të bësh pjesën më të vështirë, të nisësh bisedën, ne do të japim pak ndihmë që ta realizosh më thjeshtë. Këtu janë 14 mënyra për ta bërë djalin që ia ke ngulur sytë, të të kushtojë vëmendje:

Pyete për emrin. Është fillestare, por e nevojshme, kështu mund t’i marrësh dhe numrin më pas.

Bëji koment për veshjen. Atij i janë dashur plot shtatë sekonda për të zgjedhur bluzën që ka veshur kështu që shpërbleja mundin me një kompliment të shpejtë sesa i shkon bluja.

Pyete për kohën që ka në dispozicion. Pastaj shpreh çlirimin që ndien që ke një orë kohë për të kaluar me djalin simpatik që sapo ke takuar para sesa të duhet të ikësh.

Propozoji një pije. Kur sheh një djalë seksi që ka ndalur mbi menunë e pijeve në një bar, ofrohu me një këshillë.

Qerase me një pije nga tavolina jote. Klasike, dhe me klas.

Pyete për rezultatin e ndeshjes. Nëse ka një ndeshje në ekranin e barit dhe ti “nuk” mund ta shohësh ekranin sepse nuk je 1.80 sa ai, pyete nëse ka shënuar skuadra jote.

Verboje me dhëmbët e tu. Kjo taktikë e sigurt, qeshja!, nuk ka nevojë për zë sepse ai do e kuptojë qartë mesazhin kur të shoh buzëqeshjen tënde.

Komplimentoji qenin. Rruga më e shkurtër për në zemrën e një djali nuk është nëpërmjet stomakut, është të ndalosh për t’i adhuruar shokun me katër putra ndërsa është duke ecur rrugës.

E di kush e këndon këtë këngën? Bëje të ndalojë përplasjen ritmike të këmbës në bar apo kërcimin e lehtë në një club nate duke e pyteur për të dhënat e një kënge të padëgjuar.

Rekomandoji një libër. Rrëshqit afër tij në library dhe rekomandoji një libër tjetër bazuar në atë që ka marrë në duar dhe po e vëzhgon.

Merr një bashkëpunëtore. Lërja shoqes së ngushtë ta bëjë hapin e parë ndërkohë që ti mundohu të zgjedhësh çfarë do I thuash kur ai ta ndjekë atë pas dhe të vijnë drejt teje.

Gjuaje hapur. Dhe pse nuk ju thamë për këto lloj mënyrash, nuk ka asgjë të keqe t’I kalosh afër majë takave 10 cm që ai të t’I ngulë sytë.

Kërkoji ndihmë. Nëse nuk e arrin dot kutinë e preferuar të drithërave në raftin e supermarketit, pse mos t’i thuash atij djalit të bëjë një zgjatje sexy për të ta zbritur?

Bëhu e guximshme. Nuk ka asgjë të keqe me një prezantim të shpejtë që pasohet me një deklaratë të sinqertë: “Më dukesh shumë simpatik, duhet të njihemi më mirë”. Funksionon kudo.

Article Logic
Execution time: 0.0041539669036865