INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të jeni e dashura e ëndrrave të tij

Si të jeni e dashura e ëndrrave të tij

Publikuar më: 10:01 27-01-2017

Ajo është e fortë, e guximshme, e zgjuar dhe e aftë.

Ajo e ka jetën e organizuar dhe nuk ka nevojë për mashkull për ta bërë të lumtur dhe për ta përmbushur kohën e saj të lirë.
Në një anketë të zhvilluar me mbi 2000 meshkuj, atyre u është kërkuar përgjigjja dhe përshkrimi me çfarë lloji të femrave dëshirojnë që të kenë një lidhje dhe cilat janë cilësitë që i zbukurojnë ato.
Dhe përgjigjet e tyre janë si në vijim:

Një vajzë e ëmbël
Ajo është gjithmonë pozitive, e ëmbël, e lumtur me jetën dhe vërtet është një kënaqësi të jeni në shoqërinë e saj.
Nuk ka asnjë moment të keq në vete dhe gjithmonë është në dispozicion. Meshkujt i adhurojnë ato.

Një vajzë pa paragjykime
Kjo është një feministe, por nuk i urren meshkujt. Përkundrazi, ajo i do dhe i respekton dhe me të vërtetë shumë mirë kalojnë së bashku me ta.
Ajo është e zgjuar, argëtuese dhe e hapur ndaj përvojave të reja. Beson në barazi në lidhje dhe nuk sillet si një vajzë e dobët dhe e pambrojtur.

Një vajzë seksi
Asaj i pëlqejnë meshkujt dhe i pëlqen seksi. Nuk është imorale dhe nuk e përdor seksin si një manipulim, por thjesht e shijon atë dhe kjo shihet tek ajo sepse rrezaton seksi.
Femrave tjera nuk i pëlqejnë edhe shumë ky lloj i femrave, por meshkujt e humbasin kokën për ato. Lidhja me ato është kënaqësi e vërtetë.

Mike e mirë
Kjo është shumë e ngjashme me vajzën e ëmbël. Është e kujdesshme, gjithmonë është aty për partnerin e saj, mund të flasin për çdo gjë, kanë interesa të përbashkëta.
Ato janë një strehë e sigurt për partnerët e tyre dhe kjo është arsyeja pse meshkujt i ruajnë ato si një thesar.

E drejtpërdrejtë
Kjo është një grua që di atë që dëshiron dhe nuk ka frikë për të treguar atë qartë. Është e fortë dhe nuk ka asnjë problem me atë për të marrë iniciativën dhe e para të thërret mashkullin për të dalë.
Ata që mund të bëjnë me ato, do të kenë një partnere të mirë dhe një marrëdhënie të mrekullueshme.

Një vajzë e pavarur
Ajo është e fortë, e guximshme, e zgjuar dhe e aftë. Ajo e ka jetën e organizuar dhe nuk ka nevojë për mashkull për ta bërë të lumtur dhe për ta përmbushur kohën e saj të lirë.
Ajo është një partnere e vërtetë në kuptimin e gjerë, sepse nuk është e dëshpëruar për një mashkull.
Nëse nuk jeni ende ne përmasat e vajzës së mësipërme është momenti të ndryshoni. Meshkujt janë zgjuar tani dhe po kerkojnë vajzën që i plotëson dhe jo vetëm e admirojnë fizikisht.

Article Logic
Execution time: 0.0038149356842041