INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të jepni fund së krahasuari veten me të dashurën e ish-it tuaj

Si të jepni fund së krahasuari veten me të dashurën e ish-it tuaj

Publikuar më: 11:47 15-06-2017

Ndarja është e vështirë!


Si të ndaheni nga një lidhje e gjatë apo diçka që ka zgjatur vetëm gjashtë javë, në fund është e dhimbshme dhe shpesh e sikletshme. Me kalimin e kohës humori juaj përmirësohet dhe çdo gjë merr rrjedhën deri në momentin që…zbuloni se ai ka një të dashur të re. E kuptojmë shumë mirë ndjesinë që provoni në ato momente. Si fillim doni të dini çdo gjë rreth saj. Çfarë bën? Si duket? Kë njeh? Më pas krahasoni veten, bukurinë, suksesin. Bëni njëmijë pyetje në kokë, por më e rëndësishmja, çfarë e tërhoqi kaq shumë dhe çfarë nuk munde t’i falësh ti ishit tënd.

Këto e shumë të tjera të japin ndjesitë më të çuditshme dhe aspak pozitive në jetën tuaj. Për këtë të konsultohesh me ekspertët, terapistët apo psikologët nuk është aspak ide e gabuar. Si të ndalosh së krahasuar veten me të dashurën e tij të re? Kushtojini vëmendje pyetje dhe shpjegimeve më poshtë. Mbase ju ndihmojnë!

Pse bëj krahasime kur e di që nuk më bën aspak të ndihem më mirë?
Ish-i juaj mund të jetë i lidhur me një mashkull tashmë dhe ju përsëri do krahasonit këmbët e tij me tuajat.
Sipas një eksperteje të lidhjeve (dhe sgidhjeve), April Masini: “Kur krahason veten me të dashurën e tij, është sepse ti kërkon të jesh e vetmja për të, dhe duke qënë se kjo nuk është e mundur, kërkon të jesh më e mira që ai ka patur në jetën e tij”.

Gjithë krahasimi vjen sepse nuk e ndjen veten aq mirë sa mendon dhe kërkon miratim për këtë fakt.
Kur e gjeni veten duke krahasuar jetën tuaj me të tyren, kujtojini vetes diçka për të cilën ndiheni krenare në lidhje me ju, si një arritje e mirë në punë apo thjesht sepse sapo birësuat një kotele.
Nuk ka rëndësi më kë po do rri ai tani, ka rëndësi sa shumë e vlerëson veten. Fillo ta praktikosh këtë të fundit më shumë.

Çfarë gjen tek ajo që nuk e gjeti tek mua?
Le të supozojmë se ju jeni dhe dukeni më mirë se ajo, në një farë mënyre. Kjo nuk do të thotë aspak se jeni më mirë për ishin tuaj. Sipas ekspertit Thomas Edward Jr., fakti që ish i dashuri juaj është në një lidhje me dikë shumë më ndryshe se ju, tregon më shumë rreth të ishit tuaj sesa rreth jush.

E dashura e tij është ndryshe nga ju dhe kjo është e gjitha.
Ju u ndatë për një arsye. Sado tunduse mund të jetë për t’i kthyer lidhjet në ekuacione matematikore, thjesht nuk është e mundur.
Me disa njerëz thjesht nuk përputhesh dhe pikë.

Si të ndaloj së kërkuari për të në gjithë internetin?
Ky është si një ves i keq, kështuqë trajtoje si të tillë.
Kërkon kohë dhe disiplinë, sigurisht. Nëse të ndihmon, bëjë “unfolloë” ishin tuaj. Bëj çdo gjë që nevojitet në të mirën tuaj.
Mos harroni, mësoni të duani veten dhe një jetë e shëndetshme, është hakmarrja më e mirë!
Tashmë keni nevojë për diçka të re në jetën tuaj…

Article Logic
Execution time: 0.004202127456665