INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të kaloni pushime në paqe dhe harmoni kur jeni çift

Si të kaloni pushime në paqe dhe harmoni kur jeni çift

Publikuar më: 15:45 31-07-2017

T’i largohesh stresit dhe zakoneve të përditshmërisë nuk është gjithmonë e lehtë.

Ja se si t’i evitoni, në mënyrë që intimiteti i rigjetur gjatë pushimeve të shndërrohet në një armë të fuqishme dhe që ditët të jenë plot harmoni dhe argëtim.

Pushimet mund të jenë një moment thelbësor për jetën në çift. Ndodh që çiftet gjenden në vështirësi nga çasti që kalojnë 24 orë së bashku. Arsyeja? Intimiteti nuk mund të jetë gjithmonë një çast i lumtur, sepse duke qëndruar gjithë kohën bashkë çifti është i prirë më shumë për t’u zhytur në konflikte dhe çështje të lëna pezull. Psikologët japin disa këshilla të thjeshta se si të organizoheni dhe të shijoni pushimet e merituara, pa arritur në grindje.

Vendosni së bashku ku do të pushoni

Para se të zgjidhni se ku do të pushoni, ndani së bashku mendimet dhe pritshmëritë që keni. Shpesh ndodh të konfrontohemi edhe me humor dhe pa konflikte të mëdha, ndaj zgjidhni një destinacion dhe një vend ku mund të kënaqeni të dy.

Merrni parasysh vështirësitë

Është normale që gjatë pushimeve të hasni ndonjë vështirësi, sidomos në ditët e para, teksa jeni duke u ambientuar me ndryshimin e ritmit të ditës. Lini pas krahëve stresin dhe vrapin e përditshëm. Ky synim nuk është gjithmonë i thjeshtë dhe i menjëhershëm.
Mund të ndodhë që të mërziteni me njëri-tjetrin edhe për gjërat më të vogla. Por, nëse dëshironi që të shkojë gjithçka mirë, kini parasysh edhe mundësinë se do të hasni vështirësi. Kjo gjë do t’ju bëjë të ndiheni më të lehtësuar.

Nisuni me mendimin se do të argëtoheni

Në këtë mënyrë do të përballeni lehtësisht me disa aspekte të karakterit tuaj, të pushimeve apo të partnerit, të cilat nëse i merrni shumë seriozisht mund të shtojnë
zhgënjimin dhe tensionet.

Lini pas krahëve punën

Mos e mbani mendjen te puna, kolegët apo miqtë dhe përkushtojuni vetes dhe partnerit. Pushimet janë një moment për t’iu përkushtuar marrëdhënies në çift,
pa njerëz të tjerë apo probleme që mund të shtojnë xhelozinë apo ndjenjën e vetmisë. S’ka gjë më të keqe se sa të ndihesh vetëm, kur në fakt nuk jeni kështu.

Gjithsesi është e rëndësishme të respektoni edhe hapësirën e partnerit: të rrini gjithmonë bashkë, të ndani ritme dhe interesa të përbashkëta gjithë ditën mundtë jetë shumë mbytëse. Mos harroni se joshja bazohet edhe te largësia dhe ndryshueshmëria.

Eksperimentoni gjëra të reja nën çarçafë

Kjo gjë do t’ju lejojë ta njihni veten në një tjetër këndvështrim, sidomos nëse marrëdhënia juaj zgjat prej vitesh.

Përdorni teknologjinë e fundit elektronike

Fotografoni dhe filmoni momentet më të bukura së bashku, duke përdorur telefonin apo aparatin fotografik. Të shikoni fotografitë do t’ju ndihmojë të përjetoni
ndjenja të bukura dhe në momentet e vështira të kujtoni se cilët jeni dhe se sa mirë mund t’ia kaloni së bashku.

Një këshillë e fundit

Mendoni se pushimet janë një moment argëtimi dhe harmonie, por edhe mbi të gjitha një rast që çifti të ritakohet dhe të rinjihet. Lënia pas krahëve e problemeve, falja për disa keqkuptime të gjigandizuara gjatë vitit apo në momentet e stresit, afrimiteti bëhen më të lehta nëse jeni të gatshëm për të falur dhe për ta parë partnerin me
kuriozitet, duke iu larguar idesë se tashmë dini gjithçka për të.

Article Logic
Execution time: 0.0025968551635742