INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të kemi një mëngjes të mirë

Si të kemi një mëngjes të mirë

Publikuar më: 17:04 01-01-2016

Në mëngjes të gjithëve na ndodh të jemi të çrregullt, të përgjumur dhe jo me humor të mirë. Përpara kemi një ditë të ngarkuar ku energjitë tona duhet të jenë maksimale dhe të jemi produktivë në punë. Ju paraqesim disa sugjerime që na ndihmojnë të shkëlqejmë nga pozitiviteti. Siç thotë edhe shprehja: Dita e mirë nis që në mëngjes.

1- Mos kontrollo direkt emailin
Është bërë tashmë instiktive që sa zgjohemi, hapim internetin për të parë nësë na ka shkruar dikush apo jo. Ekspertët na thonë të marrim veten njëherë, kemi kohë gjatë ditës të kontrollojmë çdo gjë.

2-Planifikoni një natë më përpara se çfarë do vishni
Stres i madh se ç’do veshim! Përpara dollait të rrobave në mëngjes jemi të gjithë në dilemë për të zgjedhur rrobat që do veshim gjatë ditës. Kjo gjë na merr shumë kohë, prandaj më mirë do ishte ta zgjidhnim këtë dyshim, sesa ta lëmë në momentin e fundit.

3-Mbani një bukuri natyrale
Gabimi më i madh sidomos i “ femrave” është se qëndrojnë gjatë përpara pasqyrës duke u lyer dhe rregulluar flokët, e më pas ankohen pse vonohen në punë. Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të zgjedhim një stil sa më të rehatshëm dhe të dukemi mirë.

4-Konsumoni mëngjesin
Fjalia më e shpeshtë nga të gjithë është: Nuk ha mëngjes në shtëpi, sepse nuk më del koha. Ky është vetëm një justifikim, pasi diçka të lehtë edhe mund ta konsumojmë. Kjo na jep energji dhe do ndihemi më të shëndetshëm. Nuk duhet të dalim nga shtëpia pa mëngjes. Kot nuk thonë të vjetërit: Nëse stomaku është bosh në mëngjes, mos prit një ditë të mirë.

Shpresojmë që këto këshilla të përpiqemi t’i kemi parasysh, pasi do jemi më të përqëndruar në punë dhe do ndihemi mirë me veten tonë.

Article Logic
Execution time: 0.0037400722503662