INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të kopjoni ngjyrën e re rozë të flokëve të Kylie Jenner? [FOTOVIDEO]

Si të kopjoni ngjyrën e re rozë të flokëve të Kylie Jenner? [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 14:33 12-10-2016

Kudo që shkoni, shihni që ngjyra rozë-ar është tendenca e fundit.

Në bizhuteri, në iPhone dhe madje edhe në flokët e Kylie Jenner shohim si po mbretëron  ngjyra pink në ar.  

Në vitin 2015 ne mund të kemi qenë të fiksuar pas ngjyrës së flokëve “si të gjyshes” por këto ditë, Kylie Jenner ka “hedhur firmën” në ngjyrën e flokëve më tendencë të këtij sezoni, diçka mes biondes dhe ngjyrës rozë pastel.

Me këtë ngjyrë flokësh u paraqit 19 vjeçarja gjatë eventit New York Fashion Week, në stilin e motrës së saj të madhe, Kim. Gjithashtu ajo i debutoi këto ngjyra edhe në Snapchat dhe Instagram.

Sipas Gio Bargallo, kolorist në sallonin Rira Haza, në New York City, kjo është një ngjyrë “futuristike.

Në Snapchat, Kylie shpjegoi  se  nuk  kishte për qëllim të bëhej një Marilyn Monroe bionde  sepse kishte një vit që kujdesej për të patur flokë të shëndetshëm duke i përgatitur t’i bënte ngjyrë bionde në mjaltë. Por boja në flokët e saj u zbardh shumë shpejt dhe ajo përfundoi në platin.

Por Bargallo tha se ngjyra bionde i dobëson shumë shpejt flokët dhe e shkatërron aftësinë e tij për të mbajtur ngjyra.

Ai thotë se duhet të shkoni gradualisht nëpër nuanca biondeje teksa i përgatisni flokët të kenë ndriçim në të ardhmen, derisa të arrihet ngjyra platin dhe rozë pastel.

Por ju që po ëndërroni të arrini këtë ngjyrë në flokët tuaj, mos u dekurajoni.

Bargallo rekomandon që të nisni që tani ta trajtoni dhe përgatisni flokun tuaj për zbardhues.

Pasi floku juaj arrin ngjyrën e dëshiruar bionde, krijohet një përzierje e rozës pastel me ngjyrën e arit. Dhe kështu, ju arrini të jeni si Kylie jenner.

Article Logic
Execution time: 0.0020749568939209