INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të krijoni një përshtypje të mirë që në takimin e parë

Si të krijoni një përshtypje të mirë që në takimin e parë

Publikuar më: 15:47 25-07-2017

Nuk vjen një shans i dytë për të krijuar përshtypjen e parë.

Të gjithë ne shpresojmë që kur takojmë një person të ri për herë të parë, të mos bëjmë ndonjë gafë si për shembull ta ofendojmë apo të themi diçka të trashë.

Por edhe para se ju të t’i habisni ata me intelektin dhe oratorinë tuaj, pa hapur gojën, njerëzit kanë filluar të krijojnë përshtypjen e parë për ju. Psikologët e quajnë këtë dukuri si “feta të holla”. Për ta shpjeguar: Në thelb, ne synojmë të kërkojmë modele të gatshme që të na ndihmojnë për të kuptuar gjëra të reja. Kur takojmë një person për herë të parë, është e natyrshme që të krijojmë opinione të shpejta bazuar në informacione minimale. Meqë nuk kemi informacione mbi atë person, vlerësimi ynë bazohet në atë që mendojmë se dimë për njerëzit që duam të bëhemi si ata. Për shembull, mjafton e dhjeta e sekondës për të vendosur nëse dikush është i besueshëm apo jo. Gjatë një dite duhet të marrim jashtëzakonisht shumë vendime, për të cilat nëse do të mendonim gjithmonë gjerë e gjatë, nuk do të merrnin asnjë të tillë. Pra, për të marrë një vendim mbështetemi në përvoja të së kaluarës por edhe në paragjykime.

Priremi të besojmë se vendosja e syzeve të trasha dhe e folura në mënyrë ekspresive janë tipare të njerëzve inteligjentë. Kur takojmë një person që është pikërisht i tillë, përshtypja që na krijohet është se patjetër duhet të jetë një person inteligjent.

Të kundërtën mendojmë për gratë me tatuazhe: Mendimi i parë që na vjen në kokë është se kanë karakter të vështirë dhe janë të dhëna pas alkoolit, edhe pse mund të jenë mendime krejt të rreme.

Shumë studime kanë treguar se vendimet apo opinione fillestare janë shumë të vështira për t’i ndryshuar. Ky infografik i Business Insider ilustron tetë gjëra që njerëzit vendosin brenda sekondave të para të një takimi.

1. Nëse jeni i besueshëm. Njerëzit vendosin nëse jeni një person i besueshëm në të dhjetat e sekondit.

2. Nëse keni një status në shoqëri. Veshjet tuaja, sidomos kur janë të firmave të njohura, do të japin menjëherë impaktin se i përkisni “shoqërisë së lartë”.

3. Nëse jeni homoseksual. Njerëzit mund të perceptojnë orientimin seksual të një personi në një të njëzetën e sekondit, pra koha që duhet për të parë një fytyrë.

4. Nëse jeni i zgjuar. Njerëzit do të mendojnë se jeni i zgjuar nëse i shihni në sy. Mbajtja e syzeve dhe e folura ekspresive do t’ju ndihmojnë.

5. Nëse jeni i suksesshëm. Nëse veshjet tuaja janë të qepura posaçërisht për ju ose ju rrinë fiks pas trupit, njerëzit do të mendojnë se jeni i suksesshëm.

6. Nëse jeni dominant. Tullacët shihen si më dominantë se sa personat me flokë.

7. Nëse jeni i shthurur. Femrat me tatuazhe shihen si më pak tërheqëse, të dhëna pas alkoolit dhe imorale.

8. Nëse jeni aventurier. Mënyra e ecjes tregon mbi natyrën tuaj. Nëse ecni shpenguar, njerëzit do të mendojnë se jeni tip aventurier.

Article Logic
Execution time: 0.0038621425628662