INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të ktheheni në “lojën” e takimeve, pas një ndarjeje jo të mirë

Si të ktheheni në “lojën” e takimeve, pas një ndarjeje jo të mirë

Publikuar më: 15:02 08-08-2017

Eksperti i marrëdhënieve ndan këshilla për ata që sapo  kanë dalë nga një marrëdhënie dhe për ata që po përpiqen të qëndrojnë në një të tillë.

Çfarë ndodh kur ish çiftet bashkohen për një natë?

Nuk ka asgjë që e shëron zemrën përveç  kohës. Ju shpesh pasi ndaheni me dikë ndjeni nevojën ta zëvëndësoni  atë me dikë tjetër, por më pare lexoni këtë

Nëse problem jeni ju….

Ka persona që e kalojnë një ndarje, por ka edhe nga ata që bien në depresion. Nëse i përkisni grupit të fundit të personave, është koha t’i thoni vetes se keni nevojë për një takim të ri.

Nëse ju vetë nuk jeni të lumtur  me veten tuaj atëherë si shpresoni që dikush të dashurohet me ju?  Ndoshta keni nevojë për një reflektim dhe të kutponi se çfarë vërtet kërkoni nga vetja sepse nëse ju vetë jeni problem i vetes suaj, është momenti të lëvizni  nga vendi dhe  ta ndryshoni këtë. Ndryshe do ta shihni veten duke bërë të njëjtën gjë papushim dhe duke marrë në kthim rezultate të njëjta. Punoni me veten.

Nëse nuk jeni ju problemi

Mënyra më e zakonshme që një person përpiqet të rregullojë një zemër të thyer, ësjhtë të kthehet pas aty ku ishte. Kjo ndodh sepse ata mendojnë: “ O Zot, ai/ajo ishte gjithçka për mua”  dhe në këtë mënyrë i japin atij personi pushtet dhe fuqi për të kontrolluar jetën e tyre, edhe pse ai person nuk është më pjesë e jetës së tyre.

Bëjini vetes këtë pyetje

Hapi i parë në një takim është t’i bëni vetes një pyetje: Cilat janë pasionet tuaja? Cilat janë interesat  tua jashtë punës dhe shkollës? Muzika, fotografia, leximi? Kjo ju ndihmon të përcaktoni lehtësisht vendin ku preferoni ta njihni personin. Nëse ju pëlqen leximi, bashkojuni një clui  librash.  Njerëzit që duan fenë, bashkohen në një kishë, ata që pëlqejnë kërcimin, frekuentojnë një kurs kërcimi dhe kështu me radhë.

Rrjet, Rrjet, Rrjet

Një kliente dikur u shpreh: “Jam kuzhiniere shumë e keqe por dua të gatuaj’. Eksperti i marrëdhënieve  këshilloi të shkojë në një kurs gatimi, “Por unë nuk jam lesbike sepse aty do të takoj vetëm femra”, është përgjigjur ajo. Eksperti e kishte një përgjigje edhe për këtë. Kur bashkohen dy femra bashkë, bisedojnë për tema të ndryshme dhe gjatë bisedës njëra prej tyre mund të thotë që ka një vëlla që është në kërkim të një femre. Ky është një lloj rrjetëzimi kur jeni duke punuar në një rrjet me miqtë tuaj.

Dilni që aty

Ka njëqind gjëra që një person mund të bëjë. Gjithçka që duhet të bëni është të google-oni çfarë po ndodh përreth. Mund të zbuloni se diku në një spital apo strehë kafshësh kanë nevojë për vullnetarë ose thjesht rrëmbeni aparatin, dilni jashtë, zgjidhni një pamje të bukur dhe realizoni fotografi të bukura. Gjërat e bukura ndodhin rastësisht.

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717