INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të kujdesemi për macet e moshuara

Si të kujdesemi për macet e moshuara

Publikuar më: 17:15 16-07-2016


Vitet e fundit jetëgjatësia e maceve është rritur shumë dhe ato mund të arrijnë të jetojnë deri në 15 vite. Një mace konsiderohet e moshuar gjatë vitit të saj të shtatë. Në këtë moshë ato kanë më shumë nevojë për vëmendje dhe ndihmë. Ato rrezikohen nga shumë sëmundje që vijnë me moshën, të tilla si artriti, probleme me veshkat, probleme me tiroidet madje edhe kancer. Ja si duhet të kujdesemi për macet tona të moshuara:


1. Macet e moshuara janë më pak aktive, ndaj ju duhet që te vendosni shkallë ose pedana nëpër shtëpi në mënyrë që macja ta ketë më të thjeshtë të ngjitet në vendet e saj të preferuara. Ato nuk kanë më energjine e dikurshme ndaj dhe nuk mund të kërcejnë në vende shumë të larta.
2. Duhet të shtoni më shumë takimet me veterinerin. Këshillohet qe minimalisht të bëhet një vizitë çdo gjashtë muaj. Kontrollet duhet të jenë të shpeshta pasi shumë sëmundje që mund të ketë macja juaj e moshuar nuk mund të vihen re nga jashtë. Artriti është shumë i zakonshëm për macet e moshuara kështu që këshillohuni me veterinerin tuaj mbi ilaçet e ndryshme që mund t’i ulin dhimbjen asaj. Shenja që tregojnë problemet shëndetësore janë:
• humbja e oreksit
• humbja e peshës
• konsumimi i shpeshtë i ujit ose konsumimi i sasive më të mëdha gjatë ditës
• ngurtësi, përtaci dhe vështirësi në hedhje
• letargji
• gunga në pjesë të ndryshme të trupit
• problem në ekuiliber
• aksidente në tualet ose vështirësi në jashtëqitje
• disorientim ose stres
• sjellje e pazakontë, siç mund të jetë fshehja, agresivitet, mjaullima të tepruara
3. Sigurohuni që tasat e ushqimit dhe ujit, krevati dhe kutia me rërë të jenë në vende shumë të thjeshta për t’u arritur dhe në vende ku nuk ka rryma ajri. Macet e moshuara janë shumë më delikate kundrejt të ftohtit se sa macet e reja. Siç e përmendëm dhe më parë, ato kanë probleme në lëvizje dhe mund edhe t’ju duhet të merrni kuti me rërë me bordura shumë të ulta.
4. Do t’ju duhet të merrni një furçë për mace. Me kalimin e viteve edhe gjërat më të thjeshta bëhen të vështira për macen tuaj dhe kjo do të thotë që edhe pastrimi bëhet më i vështirë. Furça do t’ju duhet që të paktën një herë në javë ta krihni macen tuaj që t’i hiqni qimet e tepërta. Kjo gjë stimulon dhe qarkullimin e gjakut. Gjithashtu duhet të tregoheni të kujdesshëm edhe për të pastruar pjesë specifike siç janë sytë, hunda ose anusi duke përdorur pambuk të lagur me ujë të ngrohtë. Duhet të tregoheni shumë delikatë pasi është e thjeshtë që ta vrisni atë duke e krehur. Nëse keni një mace me qimen e gjatë atëherë merrni në konsideratë t’ia shkurtoni qimen para se t’i formohen nyje në qime. Nëse gjeni nyje bëni mirë t’i trajtoni ato dhe jo thjesht t’i prisni pasi mund të dëmtoni lëkurën e maces.
5. Topat e qimeve janë një problem kronik te macet e moshuara pasi sistemi i tyre tretës dobësohet dhe ngrënia e qimeve gjatë pastrimit mund të çojë në vjellje të shpeshta dhe ngurtësim të jashtëqitjes. Suplemente dhe ushqime të ndryshme mund të merren që të ndihmojnë zgjidhjen e këtij problemi.
6. Veshkat sa vijnë dhe punojnë gjithnjë e më pak, kështu që sigurohuni që macja juaj të ketë sa më shumë ujë të freskët në dispozicion. Nëse vini re që macja juaj pi dhe urinon më shumë se e zakonshmja konsultohuni me veterinerin tuaj.
7. Sigurohuni që të keni dyert dhe dritaret e mbyllura që macja juaj të mos dalë nga shtëpia. E vërteta e hidhur është se shumë mace të moshuara kur ikin nga shtëpia nuk kthehen më.
8. Ndoshta macja juaj nuk është po aq e shkathët dhe lozonjare sa më parë, por ky është momenti që ka më shumë nevojë për dashuri se kurrë. Përkëdheleni sa më shumë dhe merrni kohën për t’i dhënë sa më shumë dashuri duke qenë se tani e kanë dhe më të vështirë te ecin dhe të hidhen në prehrin tuaj.
9. Dhëmbët e vjetër dhe goja shkaktojnë probleme të ndryshme te macet, ndaj duhet të bëni kontrolle të shpeshta. Zakonisht skuqja e mishrave të dhëmbëve, aroma e keqe e gojës, jargavitja, kërcitja e nofullave dhe vendosja e putrave te goja janë shenja të problemeve me dhëmbët dhe duhet të konsultoheni me një veteriner sa me shpejt.
10. Gjatë kësaj periudhe maces i ulen shqisat e shijimit dhe të nuhatjes dhe nga kjo gjë i ulet oreksi. Është detyra jonë ta inkurajojmë atë që të hajë. Gjërat që mund të bëjmë janë: jepi pak ushqim, por në mënyrë të shpeshtë, e mira do të ishte katër deri në pesë herë në ditë. Ndyshoni llojin e tasit me të cilin i jepni ushqim, macja mund të dojë dicka që është më e ceket, por më e gjerë. Jepini ushqim që është në temperaturë e ambientit dhe ngroheni aq sa të jetë pak më poshtë temperaturës së trupit. Eksperimentoni pak me ushqimin, disa mace mund të duan ushqim më të butë, kështu që mund të provoni t’i shtoni pak ujë ushqimit dhe ta shtypni me një lugë. Mund ta vendosni tasin në një platformë, në mënyrë që macet që kanë probleme me qafën të mos ulen shumë. Mos lini ushqimin e pa ngrënë të lagur jashtë për më shumë se një orë dhe mos vendosni shumëllojshmëri ushqimi nëpër shtëpi. Duke qëndruar me macen dhe duke e përkëdhelur teksa ha mund t’i shtohet oreksi ose mund të provoni t’i jepni për të ngrënë nga dora juaj.

Article Logic
Execution time: 0.0043518543243408