INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të kujdeseni për lëkurën kur jeni mbi 30 vjeç

Si të kujdeseni për lëkurën kur jeni mbi 30 vjeç

Publikuar më: 13:59 02-08-2016
Lëkura është shumë delikate në të gjitha moshat, por kur kaloni të 30-tat ajo fillon dhe do më shumë kujdes.
Ja disa këshilla që duhet të keni parasysh kur jeni mbi 30 vjeç:
 
1. Pastruesi
Përdorni një xhel larës të butë për fytyrën në mëngjes dhe në mbrëmje. Mund  të përdorni gjithashtu një skrabtë butë disa herë në javë, që t’i jepni shkëlqimin e duhur.
 
2. Serum dhe hidratant
Një vaj fytyre është një mënyrë e mirë për ta hidratur dhe t’i ktheni kështu edhe shkëlqimin. Në fund mos harroni që të shtoni edhe krem kundër diellit.
 
3. Kujdesuni para se të flini
Një ndër gabimet që bëjnë femrat, është të harrojnë të kujdesen për fytyrën në mbrëmje. Nëse flini pa hequr tualetin kjo do ndikojë për keq në lëkurën tuaj. Përdorni krem nate dhe hidratojeni sa më shpesh.
 
Article Logic
Execution time: 0.0036602020263672