IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Si të kujdeseni për qentë me sëmundjen e Leishmaniozës

Si të kujdeseni për qentë me sëmundjen e Leishmaniozës

Publikuar më: 11:45 24-07-2016


Leshmanioza është një sëmundje parazitare, që kalon nga qeni në qen nëpërmjet një mushkonje që del në periudhën e verës. Kjo mushkonjë, nëse pickon një qen të infektuar mund të pickojë edhe njeriun, duke i trasmetuar atij këtë sëmundje. Sëmundja vihet re fillimisht nga aktiviteti i qenit. Aktiviteti i këtij të fundit do të zbresë nga 10-50% dhe do të shohim që qeni është i pafuqishëm. Gjthashtu në mantelin e tij, do të vëmë re tharje të lëkurës, tharje dhe humbje të qimes, si dhe mund të ketë edhe kruajtje të shpeshta.

Me avancimin e sëmundjes do të vëmë re dobësim të muskujve te kafka dhe rritje të shpejtë të thonjve. Sigurisht që ka kura për këtë sëmundje. Fillimisht bëhen analiza për të parë gjëndjen e mëlçisë dhe veshkave. Glukantina është një ilaç që bëhet me injeksion për 28 ditë ose 4 javë, i cili është më i miri për kurimin e kësaj sëmundjeje.

Gjithashtu ekziston dhe një tablet i quajtur albopurinol, i cili është shumë i thjeshtë për t’u gjetur dhe ky medikament duhet mbajtur për një vit. Kjo është një sëmundje e kurueshme, ndaj asnjë pronar nuk duhet të trembet nga ajo. Por ka edhe masa parandaluese. Ekziston një rrip që quhet skalibor i cili është një rrip antiparazitar. Me këtë rrip ju mund t’i kurseni vetes dhe qenit tuaj probleme të ndryshme të shkaktuar nga parazitët.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0036821365356445