INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të kujdeseni për shëndetin tuaj pa shkuar te doktori

Si të kujdeseni për shëndetin tuaj pa shkuar te doktori

Publikuar më: 17:08 22-03-2016

Të gjithë mundoheni t’i shpëtoni sëmundjeve të ndryshme dhe të kujdeseni për veten.

Ja çfarë këshillash kanë dhënë ekspertët për të forcuar më shumë imunitetin e trupit tuaj.

1. Mos lejoni që gjërat tuaja personale t’i përdorin të tjerët
Farmacistja, Deepa Songara këshillon se gjërat që përdorni nuk duhet t’i ndani me asnjë tjetër, pasi mund t’iu trasmetohet virusi i personit tjetër. Bëhuni të vëmendshëm!

2. Përdorni gjithmonë shallin
Edhe pse disa e kanë bezdi të përdorin shallin, ai  ju mbron të mos merrni të ftohtin. Nëpërmjet fytit mund të ftoheni më lehtë, prandaj mos përtoni, vendosni një shall që t’ju mbajë ngrohtë dhe mbi të gjitha të evitoni sëmundjet.

3. Përdorni vitaminën D
Dr David Mantle, një këshilltar mjekësor në Pharma Nord ka thënë se  njerëzit  që marrin vitaminën D kanë më pak mundësi të preken nga  sëmundjet  e frymëmarrjes. Sipas tij, kjo vitaminë  mbështet prodhimin e proteinave antivirale.

4. Konsumoni kërpudha
Në vendet e Lindjes së Mesme është përdorur kërpudha si një ndër ushqimet më të shëndetshme që mbron shëndetin dhe forcon imunitetin.

5. Mos braktisni natyrën
Sipas studimeve, njerëzit që kalojnë kohën nëpër parqe dhe pyje, kanë më pak mundësi për t’u prekur nga viruset e ndryshme që qarkullojnë në vendet ku kalojnë shumicën e kohës. 

Article Logic
Execution time: 0.0033481121063232