INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të kuptojmë nëse një nishan është kancerogjen [FOTO]

Si të kuptojmë nëse një nishan është kancerogjen [FOTO]

Publikuar më: 09:39 12-05-2017

Ndiqni këto hapa shumë të thjeshta për të kuptuar nëse nishani juaj është kancerogjen.

Ndërkohë që vitet kalojnë, lëkura jonë humbet freskinë e saj dhe shenja apo gunga misterioze fillojnë që të shfaqen. Këto mund të vijnë në të gjitha format dhe përmasat, edhe pse shumë prej tyre janë të padëmshme. Por një ndryshim i vogël mund të jetë alarmant pasi kanceri i lëkurës është sëmundja e dytë më e përhapur tek personat nën moshën 50 vjeçare. Melanoma, një formë e kancerit të lëkurës është një nga kancerët më të trajtueshëm nga ana mjekësore. Nëse kapet në fazat e saj të para, i gjithë kanceri mund të hiqet thjesht duke hequr nishanin “përgjegjës”. Carcinoma e qelizave bazale është edhe më e menaxhueshme pasi vetëm në raste të rralla përhapet. Megjithatë duhet të jemi në të shpejtë që ta kapim në fazat e para. Ja çfarë duhet të keni parasyh kur kontrolloni nishanet tuaja:

1. Asimetria

Një nishan me formë të çrregullt nuk është kurrë një lajm i mirë.

a.jpg

2. Kufinjtë

Shihni nëse tek kufinjtë e nishanit vija nuk është lineare.

b.jpg

3. Ndryshimi i ngjyrës

Kontrolloni nëse nishani juaj ndryshon ngjyrë ose nëse një pjesë e saj ka një ngjyrë të ndryshme nga pjesa tjetër.

c.jpg

4. Diametri

Nëse një nishan rritet në madhësi duhet kontrolluar, veçanërisht ato me diametër më të madh se 6 milimetra.

d.jpg

5. Lartësia, nishanet e ngritura

Nëse një nishan fillon të rritet mbi lëkurën, duke u ngritur mbi gjatësinë e saj dhe nuk qëndron i njëtrajtshëm me të, ai duhet kontrolluar, kryesisht nëse është i çrregullt.

e.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0022130012512207