INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të kuptoni nëse ai është i martuar dhe po e fsheh

Si të kuptoni nëse ai është i martuar dhe po e fsheh

Publikuar më: 18:57 24-09-2017

Ti je në kërkim të mashkullit tënd ideal dhe dëshiron ti japësh fund beqarisë por ke frikë se mos ndoshta fillon të takohesh me dikë i cili është i martuar por ai e fsheh këtë fakt nga ty.

Në këtë rtikull po listojmë ato cilësi dhe tipare dalluese të cilat e dallojnë një mashkull të martuar nga një mashkull beqar:

1. Ai nuk kalon asnjëhere fundjavën dhe pushimet me ty
Meshkujt e martuar në fundjavë dhe gjatë pushimeve janë gjithnjë pranë familjes së tyre. Prandaj edhe nëse ata tradhëtojnë, daljet e tyre do të jënë në përgithësi gjatë javës me justifikimet e punës, por në fundjavë dhe në ditët e festave ata duhet të jenë pranë familjes.

2. Ai mundohet të shmangë daljet në publik me ty
Nëse ai mundohet të shmangë me çdo kusht daljet në vendet publike me ty: në restorante apo kafe të njohura, nëpër qendra tregëtare, shëtitje së bashku në qytet apo në vende të tjera ku ka shumë njerëz,atëherë me siguri ai ka frikë se mos ndoshta dikush nga rrethi I tij shoqëror apo familjar e shikon me dikë tjetër, dhe lajmëron bashkëshorten e tij.

3. Ai shpesh nuk përgjigjet në telefon
Nëse gjatë mbrëmjeve ai nuk të përgjigjet fare në telefon apo të përgjiget disi çuditshëm duke u munduar ta mbyllë bisedën sa më shpejt, atëherë ka mundësi që ai të jetë në shtëpi e sigurisht që do të tregohet I kujdesshëm.

4. Ai nuk të ka treguar shumë për veten
Ai i ka mbajtur të fshehta informacione rreth vendbanimit të tij, adresës së punës apo detaje të tjera, të cilat janë shenja dalluese se ai po mundohet të shmangë me çdo kusht një përballje me ty në vendet ku e rrethon familja dhe kolegët.

5. Ai mashtron
Nëse ai ka vendosur të shoqërohet me ty duke e fshehur faktin se është i martuar, atëherë detyrimisht për të mbrojtur këtë të fshehtë ai herë pas here do mashtrojë, pasi ty nuk do të të humbasë, por nga ana tjetër ai nuk do në asnjë mënyrë që bashkëshortja e tij ta kuptojë se ai po e tradhëton.

Article Logic
Execution time: 0.0032780170440674