INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse keni këto 4 simptoma, mund të keni Alzheimer

Nëse keni këto 4 simptoma, mund të keni Alzheimer

Publikuar më: 12:37 16-09-2016

Shumica prej nesh mendojnë se humbja e kujtesës është shenja më e qartë e sëmundjes së Alzheimer.

Por një studim i ri tregon që gjithçka kemi menduar është e pavërtetë. Në fakt ekzistojnë shumë lloje të ndryshme të sëmundjes degjeneruese. Duke mos i njohur shenjat, shumë persona diagnostikohen shumë vonë. Një studim i fundit i Universitetit Veriperëndimor të Neurologjisë Konjitive dhe Qëndra e Sëmundjes së Alzheimer përqëndrohen kryesisht tek këto 4 simptoma.

Vetëbesim i pazakontë
Fillimisht mungesa e limiteve. Ky mund të jetë rasti i shumë formave të Alzheimer. Edhe dikush që është fare i turpshëm mund të shkojë në një dyqan dhe t’i puthë e t’i përqafojë të gjithë.

Probleme me të folurin
Kjo është një nga rastet më të qarta. Problemet progresive me të folurin paralajmërojnë një formë të veçantë dementiaqë shkakton probleme në artikulimin e fjalëve.

Probleme në të shkruar
Personat që nuk kanë pasur kurrë vështirësi në të shkruar, mund të dështojnë edhe në sfidat më të thjeshta, si një firmë.

Probleme në të lexuar
Bëhet e vështirë për të ndjekur fjalitë nga fillimi në fund, dhe akoma më problematike për një paragraf të tërë.

Article Logic
Execution time: 0.0041840076446533