Në fakt, fjala virgjëri ndoshta duhej të kishte ikur nga përdorimi, por ja që ka akoma meshkuj të cilët e kërkojnë virgjërinë tek femrat.
Pa dashur t’i hyjmë këtij debati të gjatë, po mbetemi vetëm tek disa pika.
Së pari, jo të gjitha femrat kanë dhimbje apo humbje gjaku gjatë kontaktit të parë seksual. Kjo duhet të dihet nga meshkujt, pasi ka pasur shumë raste që ata i kanë akuzuar femrat si jo të virgjëra, pasi nuk kanë parë gjakderdhje.
Virgjërinë e një femre mund ta përcaktojë gjinekologu, apo ekspertiza ligjore në rast se ajo është përdhunuar. Por edhe kjo është tjetër histori.
Pra, thënë me fjalë të tjera, gjithçka është çështje besimi. Nëse nuk i keni besim një femre në fjalët që thotë, më mirë mos u lidhni fare me të. Pastaj, rëndësi ka ta doni dhe t’ju dojë dhe jo virgjëria.