INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të mbani një bark të sheshtë gjatë festave

Si të mbani një bark të sheshtë gjatë festave

Publikuar më: 09:53 18-12-2016

Në këtë periudhë të vitit është e vështirë të qëndrosh larg ëmbëlsirave dhe gatimeve të tjera, por konsumimi i ushqimeve kaq të pasura me yndyrna dhe sheqer, si dhe pijet alkoolike dëmton sistemin tretës dhe muskujt.

Nëse doni të mposhtni fryrjen e barkut këtë sezon, dietologia Helen Bond jep disa këshilla që kushdo duhet t’i mbajë shënim.
Hani pak dhe shpesh
“Sa më shumë të hani në ditën e Krishtlindjeve, më të vështirë do ta ketë sistemi juaj tretës të proçesojë të gjithë atë ushqim, që do të thotë keni më shumë gazra. Zgjidhja është të hani sasi më të vogla dhe të rregullta për të shpëtuar nga fryrja e barkut për një ditë”, thotë Bond.

Evitoni shampanjën dhe Prosecco-n
“Sigurisht që nuk doni të mgunoni në pijet festive, por të pini sa më pak, pasi flluskat në shampanjë, Prosecco, birrë, kola për shembull, përfundojnë në stomakun tuaj duke ju dhënë gazra dhe dehidratuar”, thotë Bond.

Qëndroni aktiv
Mos e shfrytëzoni kohën e zakonshme për të bërë ushtrime duke ndejtur deri vonë përpara televizorit në ditët e festave. “Bëni shëtitje me familjen, krijoni lojëra të ndryshme pasi ju ndihmojnë në përshpejtimin e procesit të tretjes, lehtëson stresin”, shpjegon ajo.

Merrni probiotikë
Bond thotë: “Niseni ditën tuaj me pije priobiotike apo kos për të rritur nivelin e baktereve të mira në zorrë. Kjo të ndihmon të mbash një sistem tretës të shëdetshëm, por edhe për të lehtësuar ndonjë siklet të tretjes”.

Mos iu afroni tavolinës së bufesë për herë të dytë në mbrëmjen e punës
Bond këshillon që ti rezistoni tavolinës së bufesë për tiu rikthyer sërish. Mbusheni pjatën tuaj plot në fillim dhe largohuni nga tavolina duke shijuar kohën dhe ushqimin që keni.

Pini ujë të ngrohtë me limon
Megjithëse të gjithë preferojmë një pije të ngrohtë kur jashtë është shumë ftohtë, mos pini çaj apo kafe që është e pasur me kafeinë. Provoni ujin e ngrohtë me limon, mente apo çaj kamomili. Ato dihet që ndihmojnë në një sistem të lehtë tretës dhe problemeve të barkut.

Mos i shmangni vaktet
Fakti që në darkë do të shkoni në festë dhe do të hani, bën që gjatë ditës të mos fusni gjë në gojë. Por kjo është gabim për dietologen Bond. Ajo këshillon që të hani një drektë të lehtë, dhe një zemër me stika, për të shuar urinë para se të shkoni në festë.

Qëndroni të hidratuar
Bond thotë që pirja sa më shpesh e lëngjeve ndihmon ushqimin të kalojë më lehtë në sistemin tretës. E kundërta, mospirja e sasisë së duhur të ujit shkakton kapsllëk, që çon në fryrjen e barkut dhe lëvizjen e zorrëve.

Mos shmangni mëngjesin, edhe në ditën e Krishtlindjeve
Asnjëherë mos harroni të hani një mëngjes të shëndetshëm, pasi në munges të tij do të keni një sistem tretës më të vështirë. Bond këshillon të shmangni brioshët, apo çokollatat. Veza është ideale për mëngjes.

Article Logic
Execution time: 0.0035519599914551