INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të mbrohemi nga rrufeja? Celulari i rrezikshëm kur vetëtin, ja çfarë duhet të bëni!

Si të mbrohemi nga rrufeja? Celulari i rrezikshëm kur vetëtin, ja çfarë duhet të bëni!

Publikuar më: 16:47 17-06-2018
Goditjet nga rrufeja mund të jenë më të rrezikshme edhe gjatë verës. Ndër pyetjet më të shpeshta të qytetarëve është se çfarë duhet të bëjnë kur fillon të vetëtijë dhe sidomos me celularin, të cilin gjithmonë e kanë me vete?
 – Kur dëgjoni gjëmimin, ju jeni pothuajse në rrezik. Rrufeja mund të godasë dhe kur shtrëngata është 16 km larg jush.
– Kështu mos kërkoni strehë nën pemë, sidomos nën drurin e vetmuar.
– Nëse jeni në shtëpi dhe e dini që po ndodhë shtrëngata, mbyllni dyert dhe dritaret, fikni aparatet elektrike, sidomos aparatet tv, që janë më të prirur të tërheqin rrufenë.
– Nëse jeni në veturë, mos u frikësoni, nëse jenë në objekt të mbyllur qëndroni aty derisa të pushojë shtrëngata.
– Mbyllni veshët me duar që t’a mbroni membranën e veshit.
– Nëse gjendeni në ambient të hapur, mos u shtrini në tokë, sepse atëherë me tërë sipërfaqen e trupit jeni në kontakt me tokën.
- Nëse vetëtin, mos përdorni telefonin, pa marrë parasysh a janë ata fiks apo celularë. Celularët patjetër fikni, posaçërisht nëse jeni në hapësirë të mbyllur.
– Shmangni përdorimin e objekteve prej metali, sepse ata janë përçues të shkëlqyeshëm të energjisë elektrike.
– Nëse jeni duke peshkuar, menjëherë lëreni kallamin e peshkimit.
– Shmangni shtyllat e rrëzuara apo të dëmtuara, shtyllat e energjisë elektrike dhe objektet e tjera, të cilat shërbejnë për shpërndarje të energjisë elektrike. Kurrë mos prekni kabllot apo çfarëdo teli nga metali apo bakri, të cilët janë djegur, janë shkëputur apo në ndonjë mënyrë janë dëmtuar.
 121.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0037729740142822