INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të mbrojmë të rinjtë nga ISIS, ja aplikacioni më i ri

Si të mbrojmë të rinjtë nga ISIS, ja aplikacioni më i ri

Publikuar më: 10:03 24-02-2016

Një punëtore sociale nga Gjeneva ka shprehur dëshirën për të ndihmuar të rinjtë të mos radikalizohen. Sipas Mathilde Chevee, telefonat inteligjentë do t’i mbrojnë të rinjtë. Ajo ka vendosur të lançojë një aplikacion, përmes të cilit të rinjtë do të shkëmbejnë me njëri-tjetrin dhe do të ndihmohen. Lajmi është transmetuar nga televizioni publik zviceran SRF.

Aplikacionin, në fakt, e kanë zhvilluar studentët e shkollës së lartë «Crea» në Gjenevë dhe quhet «Otop». Ai iu ofron të rinjëve një rrjet lokal, në të cilin nuk mund të përzihen të rriturit. Aty të adoleshentët mund t’i ndajnë preokupimet që kanë. Në rast se i ndihmon një tjetri, shpërblehesh.

Chevée, ish-eksperte e marketingut, ka zhvilluar një studim për aplikacionin me qëllim hulumtimin e shanseve komerciale të këtij aplikacioni kundër sjelljeve të rrezikshme dhe çradikalizimit. Punëtorja sociale mendon që ofertat ndihmëse duhet t’i joshin të rinjtë dhe ato t’i marrin seriozisht.

Grupi terrorist po tërheq shumë të rinj në radhët e veta duke e përdorur këtë parim, është shprehur ajo, citon dialogplus. ISIS-i është shumë i suksesshëm në rrjet, sepse iu lë përgjegjësi vetë të rinjve. Projektin Chevée e kishte prezantuar në një konferencë për punonjës socialë në Gjenevë. Për jetësimin e tij, asaj i duhen 200 000 franga. Dhe, gjysmën e parave ajo e ka siguruar përmes donacioneve të fondacioneve.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0028061866760254