INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të menaxhoni kohën kur gjithçka duket urgjente

Si të menaxhoni kohën kur gjithçka duket urgjente

Publikuar më: 15:24 29-08-2017

Mund të jetë këshilla më e vjetër e menaxhimit të kohës: që të bësh gjërat e duhura, mëso të vësh prioritete. Listën e gjërave për të bërë, etiketoji me A, AB dhe C, ose përdor lapsa me ngjyra për të ndarë ato që DUHEN bërë, nga NDOSHTA-t… por nuk është gjithmonë kaq e lehtë të prioritizosh. Shpesh, çdo gjë duket e rëndësishme dhe nëse ke thjesht shumë gjëra për të bërë, prioritizimi nuk i rregullon si me magji. Mbi të gjitha, ne jemi qenie emocionale, me nivele energjish që rriten dhe bien. Kështu që, kur gjithçka duket urgjente dhe nuk mund të vendosësh se çfarë të bësh, përdor këta rregulla më njerëzore.

Alternoni punët e vogla me ato të vështira

Filloni me një detyrë të vogël që do ju kënaqë t’i vini kryqin si e përfunduar, më pas kaloni pak kohë duke u marrë me projektin e madh që keni shmangur deri tani, më pas me një tjetër detyrë të vogël… kështu, praktikisht jeni duke përdorur një detyrë si shpërblim për një tjetër, duke e ruajtur motivimin në nivele të lartë.

Kërkoni “dy orët e mrekullueshme”

Në librin e tij “dy orët e mrekullueshme”, neuroshkencëtari Josh Davis argumenton se është më mirë të heqësh dorë nga përpjekjet për të qenë ultraproduktiv gjithë ditën. Në vend të kësaj, synoni për dy orët, zakonisht në mëngjes, kur keni pushuar dhe nuk do të ndërpriteni në punë. Bëj atë që ka më shumë rëndësi, dhe detyrat më të lehta lërini kur t’ju ketë rënë energjia.

Prano humbjen

Sado depresive të tingëllojë, në fakt përballja me të vërtetën të jep shumë forcë. Sigurisht që nuk do të ketë kohë për të bërë gjithçka që do të doje të bëje. Nuk është kri të heqësh dorë nga disa detyra, është e pashmangshme. Pranoje këtë dhe do të ndiesh shumë më mirë, për të vendosur se nga cilat të heqësh dorë.

Article Logic
Execution time: 0.0038590431213379