INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të mësojmë macet të mos gërvishtin mobiljet

Si të mësojmë macet të mos gërvishtin mobiljet

Publikuar më: 17:15 04-06-2016

Për macet gërvishtjet është diçka natyrale. Ato gërvishtin për të stërvitur pjesën e sipërme të trupit dhe jo thjesht për hobi. Por ka shumë raste që ato mund të gërvishtin orendi të shtëpisë të cilat normalisht do t’i donim në gjendjen e tyre optimale.

Ja se si duhet të veproni për të ndaluar këtë sjellje:

Merrini një podium për të gërvishtur. Gjëja më e rëndësishme kur zgjidhni një podium është të zgjidhni një që ka bazament të fortë në mënyrë që të mos lëkundet kur macja e gërvisht atë. Nëse podiumi është i paqëndrushëm macja ka për të zgjedhur divanin.

Ngjitëse. Nëse doni që ta zgjidhni sa më shpejt këtë problem mund të merrni ngjitëse strisha i cili ngjit nga të dyja anët. Vendoseni atë në vendin ku nuk doni që macja juaj të gërvishti dhe kur ajo të shkojë aty nuk ka për t’i pëlqyer fare ndjesia ngjitëse te putrat e saj.

Prerja e thonjve. Mund t’i prisni thonjtë maces tuaj por në fillime ky ka për të qenë një proçes paksa i vështirë pasi ajo nuk do t’jua lejojë. KUJDES! Prini shumë pak majat e thonjve, as gjysmën, as të gjithë thoin. Disa veterinerë mund t’ju këshillojnë t’i hiqni fare kthetrat e maces. MOS E BËNI! Në këtë mënyrë i hiqni dçka jetësore maces tuaj dhe do jeni duke bërë një gabim shumë të madh.

Proteza për thonjtë. Mund t’i porosisni me shumë thjeshtësi në internet pasi janë thuajse të pamundura për t’u gjetur në treg. Pasi t’i keni prerë thonjtë maces i vendosni protezën dhe ato do të ikin vetë pasi të jenë rritur thonjtë. Kjo është një zgjidhje e përkohëshme dhe jo përfundimtare.

Article Logic
Execution time: 0.0034642219543457