INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të monitoroni komentet negative në Instagram  [FOTO]

Si të monitoroni komentet negative në Instagram [FOTO]

Publikuar më: 09:07 21-09-2016

Instagram lançoi këtë të hënë një opsion të ri që lejon të gjithë përdoruesit të kontrollojnë komentet e postuara në fotot e tyre.

Sipas kësaj risie, të gjithë ata që kanë një llogari në aplikacion, mund të listojnë fjalët të cilat ata i konsiderojnë fyese apo negative – dhe mënjëherë pas kësaj ato fjalë do të fshihen nga postimet e tyre.

Për të monitoruar komentet negative mjafton të klikoni “Hide  Inappropriate Comments”, dhe më pas të shkruani fjalët te “Custom Keywords”.

Opsioni i ri vjen menjëherë pasi shumë rrjete sociale si Twitter dhe Facebook mbushen me komente abuzive, që kanë detyruar shumë përdorues të çaktivizojnë profilin e tyre si rezultat i “urrejtjes” që marrin online.

Rasti i fundit, një muaj më parë, është ai i yllit të muzikës Pop Justin Bieber, i cili u largua nga Instagram pas komenteve negative në një prej fotove të tij.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102