INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të mos ndjekësh turmën, por të gjesh rrugën tënde

Si të mos ndjekësh turmën, por të gjesh rrugën tënde

Publikuar më: 18:51 31-07-2017

Nuk duhen ndryshime të mëdhaja, por veprime shumë të vogla, që duhen bërë në fshehtësi përditë. Ja katër hapat:

1. NDËRGJEGJËSIMI

Kur ndjeheni që po udhëhiqeni nga skemat e jashtme, që ndikojnë në mirëqenien tuaj, mund të ndryshoni kurs. Për ta bërë këtë, duhet që së pari të pyesni veten, “Pse jam duke vepruar kështu? Pse formuloj automatikisht këto gjykime? A ka një tjetër mënyrë të të menduarit?”. Me pak fjalë, duhet të vetëdijësoheni për gjërat automatike që ju ndodhin: bëni gjithmonë të njëjtat gjëra, përsërisni të njëjtat gjeste pa vëmendje, mbeteni të lidhur pas mënyrave gjithmonë të njëjta të të bërit të gjërave: varësia “tufës” ushqehet nga këto sjellje automatike. Ju duhet të bëheni të vetëdijshëm.

2. HAPA TE VEGJEL

Hapi i dytë është që të bëni ndryshime të vogla të përditshme, të provoni gjëra që nuk i keni bërë më parë. Eshtë gabim të provoni menjëherë transformime të mëdha, më mirë hap pas hapi. Ndryshimi i zakoneve ju ndihmon të shijoni të pazakontën tek normalitti, duke çliruar energji.

3. PERTEJ KUFIRIT

Rregullat janë kufij: nga njëra anë mbrojnë dhe frenojnë, nga ana tjetër pengojnë rritjen. Të dish që herë pas here të kalosh kufirin, të shkelësh rregullin, është e nevojshme në çdo proces të ndryshimit: ne kemi nevojë që të shohim se çfarë ka përtej! Është e rëndësishme, pra, që të bëni disa shkelje të vogla, të merrni shijen e zbulimit, eksitimit, por edhe frikën dhe fajin që mund t’i shoqërojë.

4. SEKRETI

Këto ndryshime kursi kanë nevojë për fshehtësi, të paktën në fillim. Sekreti mbron këtë takim të rëndësishëm që po bëni me veten tuaj, mbi të gjitha me ato pjesë tuajat që kanë patur pak hapësirë për t’u shprehur sepse kanë qenë të bllokuara nga normat dhe skemat. Dhe ju ndihmon të ndieni se si jeni, pa shqetësimin e gjykimit të jashtëm.

Article Logic
Execution time: 0.0034198760986328