INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të organizojmë tavolinën e tualetit?

Si të organizojmë tavolinën e tualetit?

Publikuar më: 17:00 06-08-2016
Mënyra më e thjeshtë për të gjetur produktet e makeup-it shpejt dhe për të qenë gjithmonë të pastra është sigurisht të organizoni tavolinën e tualeteve.
 
Jemi të sigurt që të gjithë keni në shtëpi të paktën një mbajtëse lapsash, nëse jo, ju rekomandojmë të merrni një. Siç mund të shikoni dhe juve, Sara është duke përdorur dy të tilla për të vendosur furçet e saj dhe çdo lloj lapsi që i afrohet gjatësisë së tyre. Në këtë mënyrë i mbani të pastra, dhe kur ju duhet t’i kërkoni, nuk do të harxhoni kohë për t’i gjetur.
 
Diçka tjetër që do t‘ju ndihmojë shumë është një mbajtëse gomash, ndonëse ne e përdorim sigurisht për diçka tjetër. Buzëkuqët shtohen dhe kjo mbajtëse gomash na ndihmon t’i organizojmë ato duke i mbajtur në një vend.
 
Por jo të gjitha elementët na duhen në dispozicion. Prandaj dhe një kuti në ngjyrën që dëshironi sigurisht në një masë të vogël do t’ju ndihmojë për të vendosur elementët e makeup-it që shpeshherë humbasin. Për shembull Sara po e përdor për pluhurat e syve apo ruzhin e mollëzave.
 
Pasi kemi mbledhur dhe gjërat e vogla bashkë, vazdojme me paletat e makeup-it duke i vendosur të gjitha këto në një kuti që shpesh përdoret për dekorimin e dhomës së gjumit ose sallonin. Do i keni të gjitha bashkë duke i mbajtur kështu të pastra pa ju zënë shumë vend.
 
Vazhdojmë me një kuti të tejdukshëm të cilin e vlerësoi shumë. Eshtë ideal për të vendosur sfungjerin me të cilin aplikoni fondatinën, në këtë mënyrë siguroheni që nuk do të bëhet pis. Por mund ta përdorni për çdo gjë që përdorni shumë shpesh, për shembull paletën e korektorëve dhe penelin.
 
Diçka tjetër që do t’ju ndimojë shumë për të patur gjithmonë më vete gjërat kryesore është një kuletë e tejdukshme, si ato që përdornim kur kemi qenë të vegjël. Në këtë mënyrë do keni gjithmonë me vete gjërat kryesore që ju duhen përgjatë ditës! 
 
Article Logic
Execution time: 0.0037951469421387