INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të përgatisni scrub për një lëkurë perfekte

Si të përgatisni scrub për një lëkurë perfekte

Publikuar më: 11:00 07-08-2016

Me disa elemente tepër të thjeshtë qe i kemi të gjithë në kuzhinat tona, mund të krijoni një lloj scrub-i që pasi ta keni aplikuar do të ndjeni menjëherë ndryshimin.

Çfarë ju duhet?

1 lugë e supës lëng limoni (gjallëron lëkurën )
1/4 e filxhanit vaj ulliri (zbut dhe qetëson lëkurën )
3/4 e filxhanit sheqer (ndihmon në hidratimin e lëkurës)

Mirë do ishte të marrim dhe një vazo qelqi për ta ruajtur aty dhe ta përdorim kur të duam. I përziejmë mirë, sa të shohim që elementët janë bërë një, atëherë kuptojmë që masa është gati. Aplikimi gjithashtu është tepër i thjeshtë. Mjafton të marrim sa të duam dhe e aplikojmë tek krahu duke e fërkuar mirë dhe vazhdojmë me duart. Pasi e ka përthithur lëngun lëkura dhe ka ngelur vetëm sheqeri, atëherë e lani atë me pak ujë të vakët.

Lëkura në këtë mënyrë është më e butë dhe ka më tepër ndriçim!

 

Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318