INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të ''ringjallni'' flokët e dëmtuara nga pjasteri dhe boja

Si të ''ringjallni'' flokët e dëmtuara nga pjasteri dhe boja

Publikuar më: 11:48 24-06-2018

Flokët e lyer dhe të dëmtuar, qoftë nga bojrat e ndryshme të cilat janë të “mbytyra” me kimikate por edhe nga pjasteri i cili i hollon shumë flokët, kanë gjithmonë nevojë për trajtim.

Dhe një nga ato trajtime është dhe kjo recetë me kamomil e cila do rigjenerojë flokët tuaj..

Përbërësit:

·       1 ose 2 bustina kamomili ose dhe kamomil i freskët

·       ujë

·      2 lugë mjaltë

Përgatitja :

Në një enë me ujë të nxehtë do të vendosim një bustinë çaji (kamomili) për disa minuta. Pasi të bëhet më i vakët, shtojmë 2 lugë mjaltë dhe e përziejmë derisa të tretet mirë. Lagim flokët në gjithë gjatësinë e tyre dhe skalpin e kokës gjithashtu. Që maska të veprojë, e lëmë për 10 ose 15 minuta dhe më pas shpëlajmë flokët.

Article Logic
Execution time: 0.0034229755401611