INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të rinoni lëkurën tuaj pas të 40-ve

Si të rinoni lëkurën tuaj pas të 40-ve

Publikuar më: 14:29 16-07-2016

Me kalimin e viteve ne bëhemi më të ditur dhe më të pjekur, por, vitet reflektohen në trupin tonë. Për shkak të plakjes bie dhe niveli i estrogjenit, kolagjenit, yndyrës dhe elasticitetit dhe ndryshimet e lëkurës bëhen të dukshme.

Fatmirësisht, ju mund të përballeni me pasojat të cilat shkaktohen nga procesi i plakjes. Dr. Vesna Pljakoska, dermatologe në spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’, këshillon se si duhet të kujdesini për lëkurën pas moshës 40 vjeçare.

Pastrimi i lëkurës është një hap i rëndësishëm për kujdesin e lëkurës, pasi me kalimin e viteve ajo bëhet gjithnjë dhe më e thatë. Trajtojeni fytyrën me locione hidratuese të cilat përdoren për pastrim, më pas aplikoni një shtresë të trashë kremi ndërkohë që lëkura është ende e lagësht. Moti i ftohtë e dëmton lëkurën, prandaj gjithmonë përdorni krem për të mbrojtur lëkurën ndaj të ftohtit. Gjatë kësaj periudhe, është mirë që të bëni piling për të hequr njollat në fytyrë, duar dhe trup. Kështu lëkura juaj do të jetë e ndritshme dhe njollat do të zbehen.

Riktheni freskinë në lëkurën tuaj

Për të parandaluar dëmtimin e lëkurës, duhet të filloni më herët me trajtimin e saj. Me ndihmën e laserit bashkëkohor për trajtim eSO2 dhe PRP, vetëm me 3-5 trajtimi rikthehet shkëlqimi, toni dhe freskia e lëkurës. Me përdorimin e laserit eCO2, do të keni efekt të shpejtë dhe të dukshëm, ai e zbut sipërfaqësisht lëkurën dhe stimulon kolagjene të reja. Ai përdoret edhe për rrafshimin e rrudhave statike dhe vetëm për disa javë ju do të keni një lëkurë të freskët dhe rinore. Ky trajtim jo vetëm do ta rinoj lëkurën tuaj, do të përmirësojë volumin, do ti rrafshoj rrudhat si dhe do t’i bëj njollat më të zbehta. Kombinimi ideal i cili do të mundësojë efekte të mira, është kombinimi me metoidën PRP e cila e rinon lëkurën në mënyrë natyrale dhe të sigurtë. Metoda PRP (platelet rich plasma)e rigjallëron lëkurën duke aplikuar gjakun e vet. Është krejtësisht e sigurt për shkak se ajop përdor mekanizmat e veta për rindërtim. Si rezultat i kësaj, lëkura bëhet më e fortë, e zhdërvjelltë, e freskët, e shndritshme dhe më e tërhequr. Avantazhi i kësaj metode është se rezultatet janë të dukshme menjëherë pas trajtimit, si dhe garanton afat të gjatë dhe qëndrueshmëri të rezultatit.

Zgjidhje edhe për rrudhat

Botoksi (botox) është një nga substancat më të njohura në dekadën e fundit përsa i përket procedurave estetike. Me anë të aplikimit të tij arrihet rrafshimi i rrudhave dhe i linjave në fytyrë të cilat shfaqen me kalimin e viteve. Botoksi përdoret veçanërisht për trajtimin e rrudhave në ballë, mbi hundë dhe rreth syve. Efekti zgjat 6 (gjashtë) muaj dhe më pas trajtimi duhet të përsëritet. Në trajtimet estetike për zhdukjen e rrudhave, një rol të madh luan edhe mbushja e rrudhave në fytyrë (filler dermal). Efekti i tij zgjat deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj dhe aplikohet tek pjesët përreth hundës dhe gojës. Gjithashtu përdoret për të vënë në pah disa pjesë të fytyrës si mollëzat dhe buzët.

Trajtimi me laser i kapilarëve të fytyrës

Ka zgjidhje edhe për kapilarët e dukshëm të fytyrës. Sistemi me laser Nd Yag mundëson trajtim për të gjitha llojet e enëve të gjakut, duke filluar nga atë të vogla dhe të holla deri tek ato më të zgjeruara dhe më të theksuara. Pavarësisht nga ngjyra e lëkurës, efektet janë të dukshme me kryerjen e vetëm disa trajtimeve.

Article Logic
Execution time: 0.0033571720123291