INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të rinovosh marrëdhënien me partnerin gjatë verës

Si të rinovosh marrëdhënien me partnerin gjatë verës

Publikuar më: 09:26 26-06-2017

Jashtë është vapë, e shikon të ulur në kolltuk para televizorit duke mos bërë asgjë dhe t’i ngre nervat pa arsye?

Është normale pasi ti bashkëjeton me të. Jeta në çift nuk është e lehtë, ndaj për të lehtësuar pak më shumë situatat e tensionuara në çift, të rekomandojmë të veprosh kështu:

Merr frymë, të shqetëson! Flet, të shqetëson! Nuk flet, prap të shqetëson! Merr frymë thellë dhe qetësohu. Lidhjet, sidomos pas bashkëjetesës kalojnë shumë prova, të cilat duan durim, dashuri dhe mirëkuptim. Vera është periudha më e mirë për të rinovuar lidhjen tuaj, para se të dëgjojmë historinë tuaj në lajmet.

Surprizë gjatë udhëtimit. Bëj një përgatitje të vogël para se të niseni me pushime. Pse nuk përgatit një USB me këngët e tij të preferuara, ose këngët tuaja të preferuara? Udhëtimi gjatë destinacionit do të jetë shumë i bukur kur kujtime nga momentet tuaja do iu hidhen para sysh si…Pokemonët. Kaloni bukur bashkë, këndoni me zë të lartë. Fundja, me pushime po shkoni.

Kujto arsyet që të bënë të dashuroheshe me të. Duke e parë, mos ver re atë që është duke bërë për momentin, por kujto atë që ka bërë gjatë takimit tuaj të parë, gjatë puthjes së parë etj. Monotonia është kurth për të dy, nuk ke pse inatosesh me sjelljen e tij. Mendo që ndoshta edhe ai mendon te njejtën gjë për ty.

Rinovohu. E shikoni njëri-tjetrin nga mëngjesi në darkë, në çdo çast, në të mira e të këqija. Figura e femrës me të cilën u dashurua “zbehet” pak, sidomos kur të shikon në kushte shtëpije. Ndaj gjatë pushimeve, merr me vete një fustan që nuk ta ka parë më parë, ose një set të brendshmesh seksi, që do të nxjerrin në pah anën tënde femërore me të cilën ai është dashuruar.

Dilni në takim. Por mos bisedoni gjëra nga përditshmëria dhe njerëzit e tjerë, flisni vetëm për vete. Thuajini njëri-tjetrin ato që ndieni, si të ishte hera e parë që takoheshit. Lere të të prekë dhe të flirtojë me ty, bëj të njëjtën gjë dhe ti.

Qëndroni për pak të ndarë. Edhe nëse shkoni për pushime me persona të tjerë, nuk është keq. Madje do ju bëjë mirë. Do të të munojë, do t’i mungosh, por s’ka problem. Kur të riktheheni do keni më shumë gjëra për t’i treguar njëri-tjetrit. Mos e ki frikë largësinë.

Article Logic
Execution time: 0.0038669109344482