INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të shikoni gjërat tmerruese që Google di për ju

Si të shikoni gjërat tmerruese që Google di për ju

Publikuar më: 12:58 23-03-2016

Ne kemi arritur të pranojmë se teknologjia me të cilën jemi në kontakt çdo ditë, është duke na  gjurmuar dhe duke regjistruar çdo lëvizje tonën.

Iphon-i juaj e di gjithmonë se ku keni qenë, Google Maps gjurmon gjithnjë vendndodhjen tuaj dhe Facebook ka ndërtuar një profil të detajuar të të gjithë përdoruesve të tij.

 

Ju mund të ndiqni këto hapa në mënyrë që të shihni se çfarë di Google për ju, interesat tuaja, vendet që keni vizituar dhe kërkimet e preferuara tuajat.

1. Shkoni te history.google.com/history

2.  Siguroheni që jeni regjistruar në një llogari të Google.

Google ruan vetëm kërkimet që janë bërë ndërsa jeni regjistruar me një llogari të pakufizuar të Google. Ndërsa mund të mos ketë çdo kërkim që ju keni bërë, ai mund t’ju japë një pasqyrë të saktë të zakoneve tuaja në kërkimet që bëni.

3. Selektoni shigjetën e poshtme pranë “last week” dhe zëvëndësojeni atë me “all time”

4.  Shfletoni historikun e kërkimeve tuaja të fundit duke selektuar “last month” dhe “last year”

5.  Fshini të dhënat e renditura.

Mund të fshini informacionet e kërkuara që Google ka ruajtur për ju duke klikuar 3 pikat lart në të djathtë në anë të dritares dhe duke selektuar “Delete options”. Ai ju jep mundësinë që të fshini menjëherë informacionet që nga “today” dhe “yesterday”. Nëse klikoni “adavanced” kjo ju jep mundësinë të fshini informacionet që nga 4 javët e fundit ose “All time”

6.  Google e di se ku keni qenë

Nëse klikoni 3 pikat lart në të djathtë dhe selektoni “settings”, pastaj “show more controls” ju mund menaxhoni vendet ku keni qenë përmes “Manage Activity” që gjendet poshtë “Places you go”. Nëse nuk e keni shërbimin e vendndodhjes off, kjo do t’ju tregojë një hartë të të gjitha vendeve ku keni qenë kur keni përdorur celularin.

7.  Shikoni se si Google mendon se jeni.

Nëse zbrisni në fund të faqes “Activity controls” dhe selektoni “Ads” mund të shihni profilin që Google ka për ju, përfshirë moshën, gjininë dhe interesat tuaja.

Article Logic
Execution time: 0.0037691593170166