INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të shmangni gjoksin e varur dhe çfarë e shkakton atë

Si të shmangni gjoksin e varur dhe çfarë e shkakton atë

Publikuar më: 20:42 30-03-2018

Gjokset e varura janë temë e pa kënaqshme për shumicën e femrave.

Sidoqoftë, pavarësisht se vazhdimisht provojnë ta parandalojnë këtë fenomen, gjinjtë e humbin elasticitetin dhe bëhen të varura me kohën.

Shkaktarët

Shumicën e rasteve gjinjtë e varur shfaqen pas moshës 40 vjeçare, mirëpo kjo dukuri mund të shfaqet edhe më herët nëse lëkura vjetrohet, pasi që e humbë elasticitetin.

Gjinjtë e varur mund të shfaqen edhe si rezultat i konsumimit të duhanit, sutienave të dëmshme, menopauzës, ushqimit të pa shëndetshëm etj.

Veç këtyre, mund të shfaqen edhe si pasojë e sëmundjeve të ndryshme, si tuberkulozi dhe kanceri i gjirit.

Reçipetat

Një hulumtues francez ka treguar se sutienat janë ndër shkaktarët kryesor të gjinjve të varur, pasi që e parandalojnë zhvillimin dhe rritjen e indeve të muskujve.

Ai sugjeron që të mos mbani sutiena për një kohë të gjatë sepse kjo i dëmton indet e muskujve. Veç kësaj, nëse është e mundur, siç thotë ai, shmangni totalisht mbajtjen e sutienave.

Dieta e duhur dhe ushtrimet

Nëse ushtroni rregullisht dhe hani ushqim të shëndetshëm, do të humbni peshë dhe do të mbani një formë të vendosur të gjinjve. Sidoqoftë, duhet të mbani mend se gjithçka që bëni duhet të jetë e balancuar, pasi që gjinjtë mund të bëhen të varur si pasojë e humbjes së shpejt të peshës.

Hidratimi

Pjesa kryesore e qelizave e vendosur në lëkurën e gjinjve është e përbërë nga uji. Mungesa e ujit e shkatërron lëkurën, gjë që shpien te rrudhat, e shkatërron butësinë e tyre dhe rrjedhimisht shkaktohen gjinjtë e varur.

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154