INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të shmangni infeksionet vaginale këtë verë

Si të shmangni infeksionet vaginale këtë verë

Publikuar më: 11:35 03-07-2017

Edhe stina e verës ka anën e saj të keqe.

1. Ndërrojini sa më shpejt rrobat e banjës të lagura 
Ndërrojini sa më shpejt rrobat e lagura të banjës apo veshjet e palestrës me djersë. Sa më tepër lagështirë, aq më të shumta janë shancet të prekeni nga një infeksion vaginal.

2. Vishni funde/fustane
Fundet dhe fustanet lejojnë ajrin të qarkullojë, duke lejuar zonën intime të qëndrojë e freskët dhe e thatë. Në përgjithësi veshjet e lehta dhe të lirshme janë më të mira për të njëjtat arsye dhe pambuku është materiali ideal.

3. Qëndroni larg dusheve vaginale
Kjo këshillë vlen për të gjitha stinët, duke qenë se dushet vaginale vrasin bakteret e dobishme dhe shtyjnë ato të padobishme drejt mitrës. Veçanërisht gjatë verës, praktikimi i dusheve vaginale mund t’ju ekspozojë më shumë ndaj infeksioneve.

Article Logic
Execution time: 0.0034871101379395